VIDEO/ Tre të kuq dhe penallti, ja moviola për ndeshjen Kukësi-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 20:20

VIDEO/ Tre të kuq dhe penallti, ja moviola për ndeshjen Kukësi-Teuta

Tre kartonë të kuq dhe një penallti tregojnë në pamje të parë se ka qenë një ndeshje e tensionuar. Në përgjithësi ishte një ndeshje e menaxhuar mirë nga treshja e gjykimit me kryesor Enea Jorgjin, me vendime të sakta.

kuk

Aleksi del me karton të kuq, pas të verdhit të parë të marrë për ofendime në minutën 49-të dhe nuk zbaton vendimin e gjyqtarit. Më pas merr të verdhin e dytë për ndërhyrje ndaj Musollit në minutën e 54-ërt.

I drejtë edhe vendimi i penalltisë për Kukësin dhe kartoni i kuq për F. Beqjan, pasi duket pastër prekja e topit me dorë.

Edhe në rastin e kartonit të kuq për Krasniqin, pas dy të verdhëve, janë ndërhyrje që meritojnë ndëshkimin, ndaj vendimi është i drejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"