VIDEO/ Tre gola mjaftojnë për “tre luanët” përballë “luanëve të Teranga”, Anglia gjen Francën në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 23:57

VIDEO/ Tre gola mjaftojnë për “tre luanët” përballë “luanëve të Teranga”, Anglia gjen Francën në çerekfinale

Anglia ka siguruar një përballje entuziazmuese ndaj Francës në çerekfinalet e Kupës së Botës duke mundur me shifrat 3-0 Senegalin.

dddddddddddf

Pritej një ndeshje me rivalitet dhe ashtu ishte për pak më shumë se 30 minuta, pasi Anglia nuk gjeti asnjë të çarë për të rrezikuar portën e Senegalit ndërsa ky i fundit u shfaq disa herë para Pikford. Por në minutën e 39-të, Bellingam gjeti një asist perfekt për golin e Henderson dhe aty ndeshja ndryshoi tërësisht.

Senegali filloi të hapej dhe anglezët me kundërzbritje të rrufeshme i dënuan fillimisht me Kejn, e më pas në pjesën e dytë edhe me Saka, për të bërë të qartë se ishin ata që do të shkonin të përballeshin me kampionët në fuqi në turin tjetër.

PËR KALENDARIN E KATAR 2022 KLIKONI KËTU.

ANGLI-SENEGAL 3-0
39′ Henderson, 45’+3′ Kejn, 57′ Saka

WhatsApp Image 2022-12-04 at 10.03.36 PM (1)

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Anglisë.

90’+1’ Harkim i gjatë nga e majta në shtyllën e dytë për Rashford, i cili gjuan por gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës senegaleze.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

85’ Senegali tenton të lërë shenjë në këtë ndeshje me disa sulme, por nuk ia del të rrezikojë asnjëherë Pikford.

80’ Rashford nga e djathta shkëputet dhe nis një top në qendër për Kejn i cili zgjatet por nuk ia del të arrijë sferën për ta shtyrë në rrjetë.

74’ P. Sarr tenton portën me një goditje dënimi ballore, gjen vetëm rrjetën e jashtme në të majtën e Pikford i cili shoqëron topin pa u shqetësuar.

69’ Anglia ka filluar të menaxhojë minutat deri në fundin e sfidës, ndërsa edhe kampionët e Afrikës kanë humbur ritmin pas goditjeve të njëpasnjëshme që morën.

65’ Grilish dhe Rashford hyjnë në fushën e lojës në vend të Saka dhe Foden.

57’ GOOOL ANGLIA! Britanikët ndëshkojnë përsëri afrikanët në çdo hapësirë në kundërsulm. Foden shpërthen në krahun e majtë dhe pason për Saka i cili nuk gabon dhe mbyll ndeshjen.

56’ Tenton Kejn nga jashtë zonës me një gjuajtje të befasishme, Mendi në vështirësi në dy kohë kontrollon sferën.

54’ Saka merr topin në të djathtën por gjuajtja e tij është shumë e gabuar dhe përfundon jashtë.

48’ Henderson nga e djathta mundohet të pasojë në qendër, por ndalet nga mbrojtësit senegalezë.

46’Fillon pjesa e dytë e sfidës.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë.

45’+3’ GOOOL ANGLIA! Bellingam nis një kundërsulm tjetër dhe nis Foden në të majtën. Ai i jep topin Kejn dhe sulmuesi këtë herë nuk gabon, 2-0.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Bellingam nis Shou në krahun e majtë, por ndërhyrja e mbrojtësve të Senegalit shmang një krosim të rrezikshëm në zonë, duke preferuar një këndore.

41’ Anglia merr zemër dhe sulmon përsëri me Saka në krahun e djathtë. Harkimi i tij gjen Kejn por ky i fundit nuk ka kontaktin e duhur me sferën dhe e dërgon jashtë.

39’ GOOOL ANGLIA! Aksion i shpejtë i anglezëve në krahun e majtë, Bellingam gjen hapësirën me një asist perfekt për Henderson i cili çon sferën në rrjetë.

32’ Pikford shpëton Anglinë teksa ndal instinktivisht gjuajtjen e Dia nga e majta e sulmit senegalez.

30’ Asnjë sulm për t’u kujtuar nga Anglia pas gjysmë ore lojë, në stadium ka vërshëllima edhe nga tifozët e “tre luanëve” që kërkojnë më shumë.

23’ Rast i rrezikshëm i Senegalit me një harkim nga e djathta në zonë, Dia devijon por nuk ka forcë për të çuar sferën në rrjetë. Pastaj është Sarr i cili gjuan mbi traversë. Senegalezët kërkojnë penallti për prekje me dorë, por edhe VAR nuk e sinjalizon si të tillë.

18’ Dominim i anglezëve në mbajtjen e topit dhe tentativa nga krahët, por ende asnjë rrezik real përballë portës së Mendi.

13’ Dy harkime radhazi drejt Herri Kejn, askush nuk ia del që të devijojë topin në zonën e Senegalit dhe vetë portieri Mendi nuk ndërhyn si duhet për të ndalur sferën që shkon në fundore.

4’ Dia mundohet të dalë para me një kundërsulm të shpejtë por Pikford mbërthen sferën pa shumë probleme.

1’ Nis dueli mes dy skuadrave.

FORMACIONET ZYRTARE

sadasdadsadasd

WhatsApp Image 2022-12-04 at 10.18.35 AM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"