VIDEO / Trajneri shqiptar në Ligën e Kampionëve, fiton titullin në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2017 | 19:51

VIDEO / Trajneri shqiptar në Ligën e Kampionëve, fiton titullin në Kroaci

Trajneri shqiptar Besnik Prenga, ish-sulmues i kombëtares shqiptare në vitet 1992-1994, ka fituar titullin kampion të të rinjve në Kroaci duke drejtuar skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit U-19.

besnik prenga lokomotiva zagreb u19

Ky sukses ishte i pari në histori për të rinjtë e Lokomotivës të cilët e siguruan titullin 2 javë para fundit të kampionatit falë barazimit 0-0 në shtëpi kundër moshatarëve të Dinamos së Zagrebit.

Falë këtij suksesi, Lokomotiva e Zagrebit U-19 do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve të të rinjve, një kompeticion prestigjioz ku trajneri Prenga me lojtarët e tij do të kërkojnë të tregojnë vlerat e tyre.

Besnik Prenga është babai i mbrojtësit Herdi Prenga, ish-lojtar i kombëtares shqiptare U-21, i cili luan me skuadrën e të rriturve të Lokomotivës së Zagrebit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"