VIDEO/ Totenhemi fiton derbin, Eriksen dhe Dele Ali shuajnë shpresat e Çelsit për Top-katërshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 19:03

VIDEO/ Totenhemi fiton derbin, Eriksen dhe Dele Ali shuajnë shpresat e Çelsit për Top-katërshe

Sfida midis Çelsit dhe Totenhemit ka qenë një sfidë direkte për vendin e katër në Premierligë. Gjelat e Londrës kanë shokuar blutë në derbin londinez.

DZtS4MfW4AA4ig2

Takimi në “Stamford Bridge” ka përfunduar në fitoren 1-3 të Totenhemit.

Në fillim ishte Celsi ekipi që kaloi në avantazh me golin e  Alvaro Moratës, por ekipi i Kontes nuk arriti të mbyllte as pjesën e parë në avantazh pasi Eriksen shënoi një supergol nga distanca më minutat shtesë të pjesës së parë.

DZtkXVuX0AEXAzR

Në pjesën e dytë ishte Dele Ali ai që shënoi edhe dy gola të tjerë për t’i dhënë fitoren ekipit të vet dhe për të shuar shpresat e Çelsit për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

DZtl6pwX0AAxg_y

Pas kësaj humbje, Çelsi ndodhet 8 pikë larg vendit të katër, që mbahet po nga Totenhemi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"