VIDEO/ Tirana i falet VAR-it, dy penallti i japin fitoren me përmbysje bardhebluve kundër Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2024 | 0:35

VIDEO/ Tirana i falet VAR-it, dy penallti i japin fitoren me përmbysje bardhebluve kundër Kukësit

Tirana ka arritur të mposhtë me përmbysje Kukësin në transfertë me rezultatin 2-3, e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.

tirana

Sfida nisi më mirë për verilindorët, me Çelën që kërkoi të debutonte me fitore. Ishte Salami në minutën e 15’ që kaloi në avantazh vendasit, por pas një gabimi të portierit Tafas, Latifi rivendosi baraspeshën në minutën e 28’.

Ishin sërish verilindorët që shënuan me Dragoshin në minutën e 39’, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Përmbysja erdhi në pjesën e dytë, vetëm falë dy penalltive të cilat u konfirmuan me sistemin VAR. në minutën e 69’, ishte Abazaj që nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, pas një prekje të topit me dorë nga ana e Dragoshit.

Në minutën e 89’, ishte i sapofuturi Patrik, i cili ktheu në gol penalltinë që e fitoi po vetë.

Kështu Tirana shkon në kuotën e 33 pikëve, duke u ngjitur momentalisht në vendin e tretë, ndërsa Kukësi zbret në vendin e fundit me 19 pikë.

REZULTATI:

KUKËSI 2-3 TIRANA

Salami 15′, Dragoshi 39′ / Latifi 28′, Abazaj (P) 69′, Patrik (P) 89′

KOMENTI LIVE:

90+10′ Mbyllet sfida me fitoren 2-3 të Tiranës!

90+9′ Momoh shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

90+2′ Dy zëvendësime te Kukësi. Largohen Lala dhe Salami, në venddet e tyre futen Hasaj dhe Beshiraj.

90+1′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Përgjoni dhe në vendin e tij futet Mici.

90′ Akordohen 8 minuta shtesë.

89′ GOOOL TIRANA 2-3/ Patrik nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

86′-88′ Patrik pengohet në zonë dhe gjyqtari shkon të konsultohet me VAR. Tjëteër penallti për bardheblutë. (VIDEO)

85′ Verilindorët protestojnë për një prekje me dorë nga Najdovski, por VAR-i vendos që loja të vazhdojë. (VIDEO)

81′ Zëvemdësim te Tirana. Largohet Latifi dhe në vendin e tij futet Nikqi.

79′ Dy zëvendësime te Kukësi. Largohen Da Mota dhe Lleshi, në vendet e tyre Momoh dhe Rivas.

73′ Trajneri Çela ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

69′ GOOOL TIRANA 2-2/ Abazaj nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

65′-68′ Përgjoni kroson drejt zonës dhe bardheblutë protestojnë për penallti për një prekje me dorë nga Dragoshi, teksa Lata konsultohet me VAR-in. Pasi e pa me VAR, ai akordoi penallti për bardheblutë. (VIDEO)

62′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Jonuzi dhe në vendin e tij futet Patrik.

59′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Murati dhe në vendin e tij futet Reçi.

47′ Zhongo ndal topin me dorë dhe ndëshkohet me karton të verdhë, teksa verilindorët protestojnë për 11-metërsh për një prekje me dorë nga Latifi. Pas konsultimit me VAR, gjyqtari vendos që loja të vazhdojë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Fejzaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj arbitrit.

45+2′ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

39′ GOOOL KUKËSI 2-1/ Një krosim në zonë nga Murati gjen të lirë Dragoshin, i cili me një gjuajtje me të djathtën mposht Abdullahun. (VIDEO)

28′ GOOOL TIRANA 1-1/ Një goditje nga distanca e Deliut nuk kontrollohet mirë nga Tafas gjen Latifin, i cili me kokë barazon shifrat. (VIDEO)

23′ Latifi provon me një gjuajtje nga distanca, por ishte e lehtë për Tafas.

15′ GOOOL KUKËSI 1-0/ Salami menaxhon mjaft mirë një top në zonë dhe një gjuajtje e lehtë që shkon në cepin e portës. (VIDEO)

10′ Lulaj e Dragoshi përplasen në zonën e Tiranës, me kryesorin që akordon faull për bardheblutë. Ka protesta nga ana e mbrojtësit të Kukësit. (VIDEO)

1′ Starton sfida në “Kukës Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Dragoshi, Zhongo, Lala, Murati, Lamçe, Salami, Fejzaj, Lleshi, Rashiti, Da Mota.

Trajner: Emiljano Çela

TIRANA: Abdullahu, Lulaj, Najdovski, Jonuzi, Lushkja, Deliu, Meta, Përgjoni, Haxhiu, Abazaj, Latifi.

Trajner: Julian Ahmataj

WhatsApp Image 2024-02-03 at 12.55.15

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"