VIDEO/ Tifozë të shumë përshëndesin afrimin e ri të Interit, Pavard kryen vizitat mjekësore dhe largohet për… firmën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2023 | 12:51

VIDEO/ Tifozë të shumë përshëndesin afrimin e ri të Interit, Pavard kryen vizitat mjekësore dhe largohet për… firmën

Benxhamin Pavard do të jetë lojtari më i ri i Interit. Mbrojtësi francez ka kryer pak minuta më parë vizitat mjekësore dhe menjëherë është nisur për në drejtim të klubit, aty ku edhe do të firmosë kontratën me zikaltërit e më pas do të prezantohet si afrimi më i ri në skuadër.

PAVARD

Interi arriti akordin ditën e djeshme me Bajernin për transferimin e lojtarit dhe pasdite, lojtari udhëtoi në drejtim të Milanos. Dita e sotme ka qenë e rezervuar për të përfunduar të gjitha procedurat e futbollistit dhe për ta zyrtarizuar.

Interi ka paguar 30 milionë euro për kartonin e tij si edhe 2 milionë të tjera do të jenë bonuse, duke u bërë menjëherë transferimi më i shtrenjtë i verës në Serinë A italiane.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"