Dëmtimi i Lukas Hernandez, Mbape i jep kurajo: Nuk do të jesh kurrë vetëm, të gjithë jemi me ty

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 21:25

Dëmtimi i Lukas Hernandez, Mbape i jep kurajo: Nuk do të jesh kurrë vetëm, të gjithë jemi me ty

PSG-ja humbi kundër Borusia Dortmundit 1-0, ndeshje e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve. Përveç humbjes që mund t’i shkaktojë eliminimin parisienëve, ekipi i Luis Enrikes duhet të shqetësohet edhe për një dëmtim që pësoi Lukas Hernandez gjatë zhvillimit të ndeshjes.

mbape

Francezi duket se e ka mbyllur sezonin këtu, me të vertetë një lajm tepër i hidhur për të që ndoshta nuk do të mund ta shijojë fitimin e trofeut të Champions-it, në rast se PSG-ja ja del që ta marrë.

Për këtë arsye, lideri i kampionëve të Francës Kilian Mbape ka gjetur kohën e tij dhe e ka motivuar shokut e tij të skuadrës.

“ Luftëtari im, e di se ndodhesh në një moment të vështirë. Mos u shqetëso se nuk do të jeshë kurrë vetëm, të gjithë jemi me ty. Forca vëllai im”- ishin fjalët e Mbape në story-n e profilit të tij në “Instagram”.

c14d7913a9dc4f3f2a24a7bd5bd2d4ce-54747-1714672201

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"