Bajerni ka marrë tre refuzime radhazi, tani kandidati kryesor për pankinën bëhet trajneri italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 20:35

Bajerni ka marrë tre refuzime radhazi, tani kandidati kryesor për pankinën bëhet trajneri italian

Bajern Mynih ka kaluar një muaj shumë të pazakontë, pasi brenda pak kohësh ka marrë tre refuzime radhazi për të drejtuar klubin bavarez që nga kjo verë, kur largohet Tomas Tuhel.

conte-de-zerbi-getty-gpo

Çabi Alonso, Julian Nagelsman dhe Ralf Rangnik, i kanë thënë “jo” ofertës së klubit të njohur gjerman dhe tashmë këtij të fundit i duhet me çdo kusht që të gjejë një emër bindës për tifozët. Sipas mediave italiane, emri që tashmë është në majën e listës, është ai i Roberto De Zerbit.

Trajneri italian ka bërë mirë në sezonet e fundit nën drejtimin e Brajtonit në Angli, duke arritur edhe ta kualifikonte në Europë për herë të parë në histori. Trajneri ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen dhe sipas “TMW”, kanë nisur kontaktet e tij me klubin baverez, për të shqyrtuar mundësinë e kalimit të tij në Bundesligë.

De Zerbi ndiqet edhe prej Milanit, ndaj Bajerni e ka me ngut të mësojë nëse ai është i interesuar apo jo, pasi kërkon që të gjejë sa më parë trajnerin e ri, në mënyrë që të qetësojë tifozët të cilët janë të pakënaqur me situatën e krijuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"