VIDEO/ Teutës i mjafton goli i Grudës, mposht në shtëpi Kukësin dhe i largohet fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2023 | 0:10

VIDEO/ Teutës i mjafton goli i Grudës, mposht në shtëpi Kukësin dhe i largohet fundit

Teuta ka mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. 

j,ddd

Në minutën e 22’ të sfidës Ndreca pati mundësinë e artë të zhbllokonte sfidën por shtylla ia mohoi golin e sigurtë. Por pas 3 minutash, ishte Ildi Gruda i cili me një supergol me parabolë zhbllokoi ndeshjen duke bërë të shpërthente festa në “Niko Dovana”. Në minutën e 43’ Barbosa kishte mundësinë ta barazonte shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, por Pano Qirko bëri heroin duke e pritur topin.

Në pjesën e dytë, Teuta pati mundësinë të dyfishonte rezultatin me Grudën por Bytyçi bëri mrekullinë duke shpëtuar portën në limitet e fundit. Pas kësaj fitore durrsakët ngjitën në vendin e 7-të me 28 pikë ndërsa Kukësi pozicionohet në vendin e 9-të me 25 pikë.

TEUTA 1-0 KUKËSI

25′ Gruda

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet sfida!

90’ Akordohen 5 minuta shtesë.

90’ Gj.Taipi kroson nga goditja e këndit drejt zonës, Martinez gjuan por gabon me shënjestrën pasi topi përfundon jashtë portës.

85′ Peposhi tenton të kapë në befasi Qirkon me një goditje potente, por portieri bën një pritje mjaft të mirë.

82’ Një tjetër zëvendësim nga Kukësi! Mbarak lë fushën e lojës, ka minuta për Hasaj.

78’ Largohet nga loja Lamçe, zëvendësohet nga Berisha.

76’ Largohet autori i golit Ildi Gruda, në fushë hyn Oshafi.

73′ Shkakton faull nga L.Vilës, Delimedac ndëshkohet me karton të verdhë.

71’ Largohen nga loja Barbosa dhe Sh.Taipi, në vend të tyre futen Delimedac dhe Martinez.

65’ Gruda shumë pranë golit të dytë, gjuan drejt portës, por Bytyçi bën mrekullinë dhe shpëton portën në limitet e fundit.

62’ Del nga loja Klejdi Daci, në vend të tij hyn Çyrbja.

60’ L.Vila gjuan drejt portës, por Bytyçi largon topin.

59’ Gj.Taipi provon nga distanca, por topi shkon jashtë fushës.

54’ Kuro e ka të pamundur të vazhdojë lojën për shkak të një dëmtimi dhe largohet nga fusha, në vend të tij futet Çejku.

48’ Gj.Taipi kroson drejt Ndrecës, por ky i fundit gabon me shënjestrën dhe dërgon topin jashtë fushës.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në radhët e ekipeve.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

43’ Barbosa gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Pano Qirko pret topin.

41’ Daci ngre këmbën në zonë dhe shkelmon në fytyrë Mbarakun, ka 11 metërsh për Kukësin.

40’ Protestë nga Barbosa, ndëshkohet me karton të verdhë nga arbitri.

39’ Gj.Taipi kroson drejt zonës, por Kotobelli ndërhyn saktë dhe e largon topin me kokë.

35’ Shkakton faull ndaj Markut, Mbarak ndëshkohet me karton të verdhë.

31’ Gj.Taipi provon nga goditja e dënimit, por Albion Marku e largon topin nga zona.

25’ GOOOL TEUTA 1-0! Gruda shënon një supergol me parabolë, duke lënë të shtangur portierin Tafas dhe të gjithë lojtarët. 

22’ Ndreca godet në mënyrë potente nga distanca, por shtylla i mohon golin e sigurtë.

20’ Barbosa hidhet për të goditur topin me kokë drejt portës, por shkakton faull ndaj Kuros.

16’ Marku i pason topin Dacit, por ky i fundit gabon përpara portës. Arbitri ngre flamurin për pozicion jashtë loje.

14’ Kotobelli gjuan nga goditja e dënimit, por Gj.Taipi largon rrezikun.

12’ Basha avancon me topin në mesfushë, por Kuro ndërhyn mjaft mirë duke ia marrë.

7’ Ndreca provon nga distanca me një goditje potente, por nuk ka rrezik për portierin Qirko pasi topi fluturon mbi traversë.

2’Daci godet drejt portës, por Tafas reagon dhe bën një pritje të mirë.

1’Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Qirko, A.Marku, Qaqi, Kotobelli, Kuro, Beqja, Gjinollari, Kallaku, L.Vila, Daci, Gruda;

Trajner: Edi Martini

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Ebert, Bytyçi, Ndreca, Mbarak, Sh.Taipi, Peposhi, Gj.Taipi, Basha, Barbosa;

Trajner: Rrahman Hallaçi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"