VIDEO/ Tensionohet situata në Elbasan, tifozeritë e Partizanit dhe Tiranës përplasen me njëra-tjetrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 18:20

VIDEO/ Tensionohet situata në Elbasan, tifozeritë e Partizanit dhe Tiranës përplasen me njëra-tjetrën

Luhet në këto moment ndeshja derbi e kryeqytetit mes Partizan it dhe Tiranës, e cila zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

tifozet

Ndonëse tifozeritë nuk lejohen në stadium, mbështetës të të dyja ekipeve kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Elbasanit, për të mbështetur nga jashtë stadiumit skuadrat e tyre.

Në një moment mes dy tifozerive ka pasur edhe përplasje, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjithçka.

Nga përleshjet janë thyer xhamat e një biznesi si dhe i vënë flaka një objekti pranë një automjeti. Forca të shumta policie kanë shkuar për të vënë nën kontroll situatën.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"