VIDEO/ Të rreshtuar një për një dhe ecje në fushë, shikoni çfarë ndodh me lojtarët e Kombëtares në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2020 | 23:44

VIDEO/ Të rreshtuar një për një dhe ecje në fushë, shikoni çfarë ndodh me lojtarët e Kombëtares në “Air Albania”

Shqipëria do të përballet me Lituaninë ditën nesërme, për ndeshjen e Ligës së Kombeve. Para pak minutash, lojtarët e Shqipërisë  kanë zbarkuar në stadiumin “Air Albania” aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e ditës së nesërme.

pjimage

Ashtu siç ndodh gjithmonë, para futjes në fushë, të gjithë lojtarët janë rreshtuar një për një dhe iu është matur temperatura, kjo për shkak të pandemisë së Koronavirusit, që ka pushtuar botën.

Gjatë minutave kur trajneri Edi Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj ishin në konferencë për shtyp, lojtarët e tjerë të Kombëtares kanë bërë vetëm ecje për rreth 15 minuta, për njohjen e terrenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"