VIDEO/ Të mbyllura në shtëpi, ja mesazhi i volejbollisteve shqiptare për qytetarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 16:17

VIDEO/ Të mbyllura në shtëpi, ja mesazhi i volejbollisteve shqiptare për qytetarët

Federata Shqiptare e Volejbollit ka shpërndarë video sensibilizuese të lojtareve dhe ish-lojtareve të tyre për qytetarët në këto ditë të vështira, si pasojë e përhapjes së COVID-19.

volej

Kështu, në videot e publikuara shfaqen ish-volejbollistja e Vllaznisë dhe zv/trajnerja e Kombëtares kuqezi të vajzave, aktualisht në SHBA, Kristina Nikolli; Volejbollistja e Mirditës dhe ish-lojtarja e Kombëtares kuqezi të vajzave, Dhimitra Kole; dhe “Miss Universe Albania 2019” dhe lojtarja e Kombëtares kuqezi të vajzave, aktualisht në SHBA, Cindy Marina.

boll

Mesazhi i tyre është i njëjtë, pra qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat e publikuara nga autoritetet përkatëse për të mbajtur sa më larg koronavirusin.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"