VIDEO/ “Të bashkuar si skuadër të mposhtim koronavirusin”, trajneri i Kosovës: Më pas, të realizojmë ëndrrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 19:47

VIDEO/ “Të bashkuar si skuadër të mposhtim koronavirusin”, trajneri i Kosovës: Më pas, të realizojmë ëndrrën

Trajneri i Kosovës Bernard Shaland u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të tregojnë kujdes dhe të qëndrojnë të bashkuar për të shmangur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në vendin e tyre.

shaland
Me anë të një videomesazhi të shpërndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës, tekniku zviceran shprehet se “ky virus duhet mposhtur nëse të gjithë qëndrojnë si skuadër”. Ndërkohë, ai premton se skuadra e Kosovës dhe ai vetë do të luftojnë më pas për të realizuar ëndrrën e pjesëmarrjes në kampionatin europian të vitit 2021.

Mesazhi i trajnerit të Kosovës Bernard Shaland për qytetarët e Kosovës:

“Përshëndetje pupull i Kosovës! Shpresoj të jeni me shëndet të plotë në këto kohë të vështira, jo vetëm për Kosovë, por për të gjithë Europën, përfshirë edhe Zvicrën, që sikurse Kosova po përballet me Koronavirusin.

Në këtë kohë të vështirë, ju bëj thirrje të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të qetë për sigurinë tuaj shëndetësore  e të familjeve tuaja. Do ta kalojmë të gjithë këtë së bashku, por, derisa të vijë ajo ditë, është e rëndësishme të zbatoni masat e marra nga institucionet tuaja shtetërore. T’i respektojmë këto masa dhe ta luftojmë së bashku këtë virus, të cilin do ta mposhtim si skuadër, por me kontributin e gjithsecilit prej jush.

Ne do t’ia dalim dhe pastaj do të kthehemi për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tona së bashku, të udhëhequr nga vlerat e ekpit tonë kombëtar, që janë disiplina dhe solidariteti, kështu ne do të fitojmë. Gjithë të mirat!”

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"