VIDEO/ Taulant Xhaka feston ditëlindjen, UEFA e uron me një supergol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 12:37

VIDEO/ Taulant Xhaka feston ditëlindjen, UEFA e uron me një supergol

Taulant Xhaka feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 29-të, teksa të shumta janë urimet në drejtim të tij.taulant-xhaka (1)

Një urim të veçantë mesfushori ka marrë edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s.

Këta të fundit kanë uruar lojtarin kuqezi për ditëlindjen e tij, dhe kanë postuar golin që ai shënoi ndaj Izraelit, në ndeshjen për Ligën e Kombeve, që u fitua nga Shqipëria 1-0, pikërisht falë golit të Xhakës, në “Elbasan Arena”.

Ky është një tjetër gëzim në familjen e Taulant Xhakës, pasi vetëm pak ditë më parë erdhi në jetë  edhe djali i tij i parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"