VIDEO/ Surprizë në Laç, Pedro Augusto bën heroin dhe “zhyt” në krizë kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 15:45

VIDEO/ Surprizë në Laç, Pedro Augusto bën heroin dhe “zhyt” në krizë kurbinasit

Egnatia ka arritur të marrë një fitore të madhe në fushën e Laçit duke mposhtur minimalisht këta të fundit me rezultatin 0-1.

bandicam 2021-10-16 15-17-39-481

Goli i vetëm i takimit u realizua nga njeriu i momentit në shtëpinë e Egnatias, Pedro Augusto, i cili pasi i dha fitoren ndeshjen e kaluar në frymën e fundit ndaj Kastriotit, tani ishte deçiziv edhe ndaj kurbinasve duke shënuar pas një aksioni fanstastik në kundërsulm dhe me disa kombinime me shokët e skuadrës në minutën e 75′.

Vlen të theksohet se Pedro Augusto la fusën e lojës në minutën e 85’ pas një dëmtimi që pësoi.

Egnatia aktualisht ka korrur suksesin e saj të dytë radhazi dhe renditet me këtë fitore në vendin e dytë në kuotën e 8 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të parë dhe Teuta e vendit të tretë. Ndërsa Laçi renditet në vendin e fundit me 2 pikë të grumbulluara.

FT | LAÇI 0-1 EGNATIA

Pedro Augusto 75′

SFIDA LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90+1′ Regi Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Arbitri i katërt akordon katër minuta shtesë!

88′ Laçi kryen dy zëvendësime, largohet Mazrekaj dhe Deliu për t’i bërë vend Qatos dhe Prengajt.

87′ Autori i goli të Egnatia, Pedro Augusto lë fushën e lojës për shkak dëmtimi dhe në vendin e tij futet Lila.

75′ GOOOOOOOL EGNATIA 0-1! Befason skuadra rrogozhinase me Pedro Augusto i cili zhbllokon sfidën pas disa kombinimeve me shokët e skuadrës.

71′ Demir Imeri shkakton një goditje dënimi ndaj Turkajt në një pozicion tepër të volitshëm.

70′ Egnatia kryen zëvendësim, teksa Bardis lë fushën e lojës për t’i bërë vend Ndriçim Shtubinës.

67′ Laçi kryen zëvendësimin e dytë, largohet i dëmtuar Bashkim Velija dhe në vend të tij Zylfiu.

62′ Arbër Çyrbja tenton të zhbllokojë sfidën, teksa me një kthesë të befasishme për pak sa nuk shtangu skuadrën kurbinase dhe topi përfundoi jashtë.

56′ Bashkim Velija pëson një dëmtim pas një kontakti me Allmuçën, por gjithsesi asgjë serioze dhe anësori i kurbinasve do të vijojë lojën.

55′ Loja është e fokusuar në mesfushë ku skuadrat po kërkojnë që t1% gjejnë hapësirat e mundshme.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+1′ Demir Imeri ndëshkohet me karton të verdhë pasi preku topin me dorë.

45′ Arbitri i katër akordon 3 minuta shtesë!

42′ Guindo rrezikshëm teksa godet me të djathtën, por portieri Puja i saktë duke e devijuar atë top dhe duke e dërguar në goditje këndi.

41′ Zarubica lë fushën e lojës i dëmtuar, teksa Laçi kryen zëvendësimin e parë të detyruar teksa futet në fushë Ademi.

39′ Pedro Augusto tenton të befasojë portierin Dajsinani me një kthesë të rrezikshme, por topi përfundoi mbi traversë.

37′ Bardis ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Bashkim Velijas.

32′ Bardis shkakton një faull ndaj Regi Lushkjas në një pozicion mjaft të mirë për skuadrën e Laçit.

23′ Rast i asrtë për kurbinasit, teksa Velkovski ka shpërdoruar një gol nga dy metra nga porta,

22′ Loja është e përqëndruar në mesfushë teksa të dyja skuadrat po mundohet që të gjejnë hapësira për shënim.

11′ Sërish dueli Turkaj-Çyrbja, ku të dy kanë mbetur të dëmtuar dhe morën ndihmën e parë nga mjekët.

9′ Guindo ka humbur mundësinë e artë të shënimit teksa nuk arrin të shtyjë dhe devijojë atë top me portën e boshatisur.

6′ Çyrbja ka shkaktuar një goditje dënimi ndaj Turkajt, duke i dhënë një mundësi Laçit për shëni9m nga një kënd interesant, por topi devijohet.

1′ Starton sfida! Topin e parë e luan skuadra e Egnatias.

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Shehu, Lushkja, Turkaj, Mazrekaj, Guindo, Deliu, Velija, Velkovski, Zarubica. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

EGNATIA – Puja; Ymeralilaj, Kacbufi, Krasniqi, Cyrbja, Iseni, Bardis, Krivanjeva, Imeri, Allmuça, Pedro Augusto. Trajner: Gugash Magani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"