VIDEO/ Superiorja është shumë afër, klubi i Kategorisë së Parë me stadium modern

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 6, 2020 | 23:55


VIDEO/ Superiorja është shumë afër, klubi i Kategorisë së Parë me stadium modern

Teksa është shumë pranë ngjitjes në Kategorinë Superiore, skuadra e Kastriotit të Krujës ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e saj duke njoftuar se ka filluar rikonstruktimi stadiumit.

stadiumi-i-krujes

Kastrioti prej dy vitesh i luan ndeshjet në stadiumin fqinj “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, ndërsa së shpejti tifozët do të kenë një stadium me të gjitha kushtet në qytetin e tyre.

kruja

“Ka nisur sot puna në Stadiumin ‘Kastrioti’, i cili do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni total, duke filluar që nga tribuna qendrore, që do të zgjerohet dukshëm. Gjithashtu do të ndërtohen dhoma të reja zhveshjesh, sallë konferencash, si edhe sektor i ri për median.

Tapeti i fushës do të jetë i ri, si edhe i gjithë stadiumi do të jetë me stola. Gjithashtu, pjesa jashtë rrethimit të stadiumit do të jete e aksesueshme, ku kryesisht do të shërbejë për hyrje në sektorët përkatës, por edhe për parking për tifozët”, njofton klubi i Kastriotit.

 

PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com