Video / Supergol që në ndeshjen testuese, kështu Zeka bindi Lilën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2017 | 21:33

Video / Supergol që në ndeshjen testuese, kështu Zeka bindi Lilën

Agim Zeka është zyrtarizuar sot si futbollisti më i ri i skuadrës së Lilës, pasi bindi stafin e teknik të klubit për aftësitë e tij. Futbollisti ka nënshkruar për katër vite e gjysmë me klubin francez, ku si fillim do t’i bashkohet ekipit të rezervave, për t’u aktivizuar me rregullsi, pasi klubi mendon se në këtë mënyrë do të përshtatet më shpejt dhe do të jetë i gatshëm kur të ketë nevojë ekipi i parë.

ZEKA agim

Mesfushori i talentuar 18-vjeçar ishte prej disa kohësh në bisedime me Lilën, por ata vendosën që të nënshkruanin me të menjëherë pasi e panë në veprim lojtarin që spikati me Kombëtaren U-19. Zeka udhëtoi pak ditë më parë drejt Francës dhe atje, zhvilloi disa seanca stërvitore dhe një ndeshje miqësore para se të hidhte firmën në kontratën e re me këtë klub.

Te Lila, të gjithë u bindën pasi e panë në fushën e lojës në këtë ndeshje të parë me ekipin B, ku talenti shqiptar tregoi të gjithë vlerat e tij në miqësoren kundër Krua që u luajt të shtunën. Atje ai arriti të shënonte dy gola, duke kthyer praktikisht në formalitet çështjen e firmës pasi askush nuk vinte më në diskutim cilësitë e tij.

zekaaaa

Edhe vetë klubi i Lilës, në adresën zyrtare në Twitter, nuk ka ngurruar t’i thurë elozhe futbollistit shqiptar me të cilin nënshkroi sot. “Një lojtar me potencial ky Zeka. Shiheni pak golin që shënoi në një miqësore të shtunën”, ishte mesazhi i klubit që ftonte tifozët të vlerësonin aftësitë e djaloshit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"