VIDEO/ Super-Rexhepi ndal Laçin, Skënderbeu i pathyeshëm. Kurbinasit shikojnë kreun me… “dylbi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2021 | 22:50

VIDEO/ Super-Rexhepi ndal Laçin, Skënderbeu i pathyeshëm. Kurbinasit shikojnë kreun me… “dylbi”

Laçi nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Skënderbeut, duke iu larguar kështu dhe më shumë kreut të renditjes.

bandicam 2021-05-13 16-16-47-430

Heroi i korçarëve ishte padyshim portieri Bekim Rexhepi, i cili me disa pritje vendimtare i mohoi golin skuadrës së Duros.

Nga ana tjetër bardhekuqtë kishin gjithashtu rastet e tyre, duke rrezikuar disa herë, po nuk kishin shënjestrën e duhur, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.

Me këtë barazim, Laçi shkon në kuotën e 57 pikëve, në vendin e tretë, 5 pikë larg Teutës kryesuese. Ndërkohë Skënderbeu e shikon mbijetesën akoma më pranë, teksa barazon me 31 pikë Kastriotin e vendit të 7-të.

FT| Laçi-Skënderbeu 0-0

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

92’ Ndërhyrje e ashpër e Deliut ndaj Jorgo Meksit, arbitri lejon lojën të vazhdojë.

Akordohen 6 minuta shtesë!

84’ Tjetër rast i shkëlqyer për Laçin, me Zulfiun, i cili lëshon një gjuajtje të bukur me të majtën, por pret Rexhepi.

73’ Zëvendësim i dyfishtë te Laçi, largohen Mazrekaj dhe Harmon, për t’i lënë vendin Xhixhës dhe Prengajt.

71′ Tjetër zëvendësim i detyruar për Skënderbeun. Berisha e ka të pamundur të vijojë dhe në vend të tij aktivizohet Pusi.

68’ I pakalueshëm Rexhepi, i cili fillimisht i mohon golin me një pritje spektakolare Mazrekajt. Në aksionin tjetër, portieri i korçarëve me një hedhje spektakolare, i pret gjuajtjen me kokë Malotës.

62’ Aksion i gjatë i vendasve, Lushkja në qendër nga 20 metra gjuan fuqishëm me të djathtën por Rexhepi fluturon dhe dërgon në këndore.

60’ Aksion “fotokopje”, Berisha shpërthen nga e majta, fton në qendër Taipin që gjuan me të jashtmen, por përsëri jashtë kuadratit.

57’ Një veprim i bukur i Berishës nga e majta, futet në zonë dhe fton Taipin në goditje i cili gjuan tokazi, por topi shkon jashtë dhe ngjitur me shtyllën e djathtë të portierit vendas.

55’ Kurbinasit në sulm, Zulfiji në qendër nga rreth 20 metra gjuan fuqishëm, pak mbi tra.

51’ Një kombinim i bukur i lojtarëve kurbinas, Zulfiji del në hyrje të zonës në pozicion qendror dhe gjuan me të majtën, por përfundon mbi tra.

45′ Starton pjesa e dytë!

Skuadrat dalin në fushë por arbitrat dhe zyrtarët jo. Kërkohet zbrazja e tribunës.

Mbyllet pjesa e parë!

43’ Top I shkëlqyer i Ibraimit për Eze, me këtë të fundit që provon me kokë, por nuk ka rrezik për Harizajn, i cili pret pa probleme.

45’ Marku harkon nga e djathta e sulmit të vendasve, Shehu në qendër gjuan saktë me kokë në cep të kuadratit, por zgjatet dhe pret Rexhepi.

39’ Ndërhyrje e ashpër e Uerdi Marës ndaj Mazrekajt, në fundore. Arbitri Xhaja nuk e fal, duke e ndëshkuar me kartonin e verdhë. Lojtari korçar humb ndeshjen e ardhshme.

37’ Harkim nga e djathta, Ignjatoviç me kokë, qëndrore dhe pret Rexhepi.

35’ Duel në ajër mes Berishës dhe Obanor, me këtë të fundit që merr një goditje në pjesën e vetullës dhe kërkon zëvendësim pasi e ka të pamundur të vazhdojë. Mbrojtësi i kurbinasve duket se nuk i kujtohet asgjë se çfarë ndodhi dhe zëvendësohet me Markun.

31’ Largohet nga fusha i dëmtuar Alfred Mensah. Inkuadrohet Zhan Viktor në vendin e tij.

30’ Tjetër mundësi e mirë për Laçin, me Sheun që jep një krosim perfekt për Mustën, i cili provon me kokë, por e ndal Rexhepi.

24′ Laçi më kërkues, Deliu gjuan nga jashtë zone, devijohet. Sfera e kthyer, gjuan shehu, por jashtë kuadratit.

17’ Momente tensioni në fushë, mbrojtësi i Skënderbeut Vangjerl Zguro përplaset me futbollistin e Laçit, Regi Lushkja, pas një ndërhyrje të gabuar të këtij të fundit. Xhaja i ndëshkon të dy me karton të verdhë.

16’ Vendasit në sulm, sfera në qendër te Mazrekaj fort por devijohet në këndore. Ekzekutohet, Ignajoviç me kokë, pret Rexhepi.

15′ Ndërhyrje e gabuar e Dumfur në mesfushë ndaj Shehut. Xhaja e ndëshkon me të verdhë.

7’ Shpëton për mrekulli porta e Laçit. Meksi vë në provë Sherrin me një gjuajtje nga jashtë zone, me portierin e kurbinasve që largon fillimisht, me topin që shkon te Mensah, por ky I fundit nuk ia del ta dërgojë në rrjetë.

4’ Zulfiu rrëzohet në zonë, pas një ndërhyrje të Zguros, por arbitri e konsideron gjithçka të rregullt dhe vazhdon lojën.

2’ Një aksion i miqve nga e majta, Berisha në zonë, krijon hapësirën, gjuan në pozicion diagonal me të majtën dhe sfera kalon pasqyrën e portës, jashtë.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Sherri; Malota, Ignjatoviç, Obanor; Zulfiu, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta; Harmon, Mazrekaj, Trajner: Sh. Duro
SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Dumfur, Vitija, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Mara, Taipi, Berisha, Mensah. Trajner: M. Memelli.

ske

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"