VIDEO / Super Armando Broja mahnit përsëri! Vjen goli i tretë i sulmuesit në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 16:38

VIDEO / Super Armando Broja mahnit përsëri! Vjen goli i tretë i sulmuesit në Premier Ligë

Armando Broja vazhdon të lerë shenjë me golat e tij në kampionatin anglez të futbollit. Sot, i rreshtuar si titullar ndaj Brajton, sulmuesi kuqezi nuk ka zhgënjyer, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 29 të ndeshjes.

broja

Broja përfitoi nga një përgjumje e  mbrojtjes duke marrë topin pranë zonës kundërshtare dhe pasi shmangu në mënyrë mjeshtërore një mbrojtës, dërgoi sferën në rrjetë.


Ky ishte goli i tretë i sulmuesit shqiptar në kampionatin anglez në këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"