VIDEO/ Sulmuesi shqiptar shënon në Superligën tuke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 19:06

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar shënon në Superligën tuke

Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi, i cili përfaqëson Kosovën, ka gjetur golin e parë në Superligën turke me skuadrën e Rizespor. Në minutën e 24-t, bomberi nga Prizreni kaloi në avantazh ekipin e tij, në sfidën ndaj Akhisarit në transfertë.

Muriqi

Kujtojmë se te skuadra e Rizespor aktivizohet edhe portieri Ujkani, i cili në këtë ndeshje qëndron në stol. Muriqi është një lider te skuadra turke. Ai ishte një ndër protagonistët kryesorë në ngjitjen e skuadrës në Superligë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"