VIDEO/ Sulm me flakadanë nga tifozët e Tiranës dhe re tymi mbi stadium! Bardheblutë ndërpresin derbin për… 13 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 21:26

VIDEO/ Sulm me flakadanë nga tifozët e Tiranës dhe re tymi mbi stadium! Bardheblutë ndërpresin derbin për… 13 minuta

Një situatë aspak normale u regjistrua në minutën e 48-të të derbit mes Tiranës dhe Partizanit. Tifozët bardheblu rezervuan një “show” të vërtetë flakadanësh, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit për plot 13 minuta.

FLAKADANE

Nuk munguan as sulmet me flakadanë, drejt tribunës ballore, ku qëndrojnë kryesisht tifozët neutralë.

Kapitenët e dy skuadrave shkuan tek tifozët respektivë dhe u kërkojnë që të qetësohen. Një re e bardhë tymi pushtoi stadiumin për disa minuta, nga flakadanët e ndezur nga tifozët e Tiranës. Pas qetësimit të situatës ndeshja rifilloi pas 13 minutash ndërprejesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"