VIDEO/ Strakosha mposhtet dy herë, Lacio e mbyll në barazim. Fitojnë Lajpcig e Marseja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2018 | 23:11

VIDEO/ Strakosha mposhtet dy herë, Lacio e mbyll në barazim. Fitojnë Lajpcig e Marseja

U luajtën 4 sfidat e orës 21:05, të vlefshme për fazën e 1/8-ave në Ligën e Europës. Lacio dhe Dinamo e Kievit e mbyllën në një barazim 2-2 këtë takim të parë. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, por kryeqytetasit përmbysën për 10 minuta. Më pas, një supergol i Moraes, barazoi shifrat, duke lënë të shtangur Strakoshën.

felipe-anderson-esultanza-lazio-marzo-2018

Marseja fitoi 3-1 ndaj Atletik Bilbaos, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit. Fitore shënuan edhe Lajpcig, 2-1 ndaj Zenitit, e Sportingu i Lisbonës, 2-0 ndaj Viktoria Plzen.

 

 

Lacio-Dinamo Kiev 2-2

Gol: Imobile 54′, Anderson 62′ / Tsigankov 52′, Moraes 79′

 

Marsejë-Atletik Bilbao 3-1

Gol: Okampos 1′, 57′, Paje 14′ / Aduriz 45+2′ (pen.)

 

 

Lajpcig-Zenit 2-0

Gol: Bruma 56‘, Verner 77′

 

 

Sporting-Viktoria Plzen 2-0

Gol: Montero 45+1′, 49′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"