VIDEO/ Strakosha bën super gol në stërvitje, shikoni të djathtën e fikshme të portierit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 23:11

VIDEO/ Strakosha bën super gol në stërvitje, shikoni të djathtën e fikshme të portierit

Thomas Strakosha është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme te Lacios në Serinë A. Shqiptari ka qenë shpëtimtar në një pjesë të konsiderueshme të ndeshjeve, duke mbajtur të paprekur portën e “shqiponjave”. Ndërkohë së fundmi, talenti shqiptar ka nxjerr në pah një tjetër vlerë të tij.

 sTRAKOSHA

24-vjeçari ka dhuruar spektakël në stërvitje duke shënuar një supergol me një të djathtë potente, që do ta kishte zili çdo sulmues. Këto momente gardiani kuqezi ka vendosur ta ndajë me miqtë e tij në rrjetin social “Instagram”:

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"