VIDEO/ Start i frikshëm i Vllaznisë, thyen Skënderbeun në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 23:56

VIDEO/ Start i frikshëm i Vllaznisë, thyen Skënderbeun në Korçë

Dy ndeshje 6 pikë. Start fantastik për Vllazninë këtë sezon. Skuadra shkodrane ka mposhtur me rezultatin 0-2 në transfertë Skënderbeun e Juljan Ahamatajt, në një sfidën të menaxhuar mjaft mirë nga skuadra kuqeblu, e cila u tregua cinike në fushën e lojës.

 

bandicam 2020-11-08 17-36-38-406

Ishte sulmuesi Dilaver ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 33-të pas një kombinimi fantastik mes Isaevskit dhe Krujës, ky i fundit asistoi për sulmuesin i cili nuk fali brenda zonës. Për golin e dytë mendoi braziliani Da Silva në minutën e 42-të. Me këtë triumf Vllaznia ngjitet në kuotën e 6 pikëve, duke kryesuar e vetme, teksa korçarët mbeten 1 pikë në 2 ndeshje.

FT: SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-2

Dilaver 33′ , Da Silva 42′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90+2′ E pabesueshme çfarë humbet Kalaja i vetëm brenda zonës. Gjuajtja e tij u ndal nga portieri Dajsinani.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Marku, vendin e tij e merr Kalaja.

85′ Vllaznia shtyn përpara në kërkim të golit të tretë, skuadra korçare duket e dorëzuar.

81′ Tentativa e Arsid Krujës ndalet nga portieri Dajsinani.

74′ I sapofuturi në lojë Çela, harkon nga e majta drejt zonës për Terziun, që provon me kokë, por mbi kuadrat.

73′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Taipi, në vendin e tij Çela.

72′ Terziu harkon bukur në zonë nga e majta, por Mensah nuk koordinohet siç duhet me kokë brenda zonës.

71′ Zëvendësim tjetër te Vllaznia, largohet nga fusha e lojës Da Silva, në vend të tij, Ardit Hoxhaj.

70′ Tjetër tentativë e Skënderbeut, por Adili largon rrezikun në këndore.

65′ Dy zëvendësime të tjera te Skënderbeu largohet Rrapaj dhe Vangjeli, në vend të tyre Terziu dhe Armah.

62′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Imeri, vendin e tij e zë Jonuzi. Gjithashtu nga fusha largohet edhe Dilaver, në fushë Dunga.

60′ Pranë golit Skënderbeu me Marën, që lëviz bukur brenda zonës, provon me një gjuajtje, por ndalet nga portieri Zogoviç.

55′ Korçarët hasin vështirësi në sulm, mungojnë daljet e rrezikshme para portës së Vllaznisë.

47′ Për pas sa nuk i dhuron një gol Skënderbeut portieri Zogoviç, pas presionit të Marës, i cili për pak sa nuk përfitoi.

46′ Starton pjesa e dytë. Ahmataj kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Berisha dhe Pusi, në vend të tyre Vitija dhe Douona.

Mbyllet pjesa e parë.

42′ GOOOL VLLAZNIA 0-2/ Shkodranët realizojnë sërish me brazilianin Da Silva, i cili depërton mjaft bukur në mbrojtjen korçare, mposht me shumë klas portierin Dajsinani dhe dërgon topin në rrjetë. 

38′ Korçarët provojnë të reagojnë me anë të Elvi Berishës, por tentativa e tij shkon drejt e në duart e portierit Zogoviç.

33′ GOOOL VLLAZNIA 0-1/ Shkodranët kalojnë në avantazh me Dilaver. Pas një asist të Krujës nga e djathta, Dilaver nuk fal brenda zonës, duke kaluar në avantazh të tijët. 

31′ Meksi harkon për Mensah në qendër të zonës. Sulmuesi i skuadrës korçare provon me kokë, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.

26′ Rast ideal për Skënderbeun. Rrapaj provon me një gjuajtje fantastike në drejtim të portës, reagon mjaft mirë Zogoviç që largon rrezikun në këndore.

15′ Dyluftime të shumta në mesfushë, skuadrat tregohen të kujdesshme në repartet e mbrojtjes, duke mos lënë shumë hapësira.

8′ Minuta mjaft të mira nga të dyja skuadrat, që shfaqen kërkuese për të zhbllokuar sfidën, por ende nuk është regjistruar asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.

5′ Dilave provon me një gjuajtje drejt portës, por tentativa e tij është e gabuar dhe shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur sfida në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE: 

SKËNDERBEU: Dajsinani, Vangjeli, Bicaj, Qaqi, Taipi, Mara, Rrapaj, Berisha, Mensah, Pusi. Trajner: Ahmataj.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Krymi, Marku, Kruja, Isaevski, Da Silva, Imeri, Dilaverd. Trajner: Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"