VIDEO/ Skënderbeu kthehet te katërshja e parë, “zhyt” Teutën në fund me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 23:58

VIDEO/ Skënderbeu kthehet te katërshja e parë, “zhyt” Teutën në fund me 10 lojtarë

Skënderbeu ka marrë një fitore karakteri dhe me shumë vlera, ku në Korçë mposhti Teutën në shifrat 3-1. Për shkak se Ardit Nikaj doli me karton të kuq në fund të pjesës së parë.

A

Skënderbeu arriti që ta përballojë pjesën e dytë edhe me një lojtar më pak. Me këtë humbje Teuta zhytet në fund të renditjes, ndërsa Skënderbeu ka kapur katërshen e parë, zonë e cila në fund diskutontitullin kampion dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Frenkli shënoi golin e parë për Skënderbeun në minutën e 12-të. Në të 38-ën Liço dyfishon me penallti. Në pjesën e dytë, në minutën e 72-të Peposhi hap ndeshjen me golin e tij. Por, në minutën e 83-të Rashica u pret shpresat durrsakëve për të marrë pikë, pasi shënon dhe rezultati shkon në 3-1. Në këto shifra u mbyll i gjithë takimi.

LIVE

SKËNDERBEU–TEUTA 3-,

Frenkli 12′, Liço 38′ (11-m), Rashica 83’/ Peposhi 72′

Mbyllet ndeshja, Skënderbeu fiton në shifrat 3-1.

90+6′ Nërrim taktik te Skënderbeu, Liço i lë vendin Pecanit.

90+5′ Gjumsi gjuan nga distanca, por ndërhyrja e Alijat eviton golin.

90+4′ Perloshi i pafat, i lë vendin Gjatës.

85’ Zëvendësim i dyfishtë te Skënderbeu, Rashica dhe Zenullari  dalin nga fusha dhe në vend të tyre hyjnë Lika dhe Shaqe.

83’GOOOL. Goditje dënimi nga distanca për Skënderbeun. Topi shkon te Liço që fiton dyluftimin ajror. Topi më pas shkon te Rashica, i cili i pa shqetësuar në zonë shënon dhe 3-1 për Skënderbeun. (VIDEO)

81’ Kundërsulm i Skënderbeut, Liço shërben për Rashicën, por gjuajtja e tij është e gabuar dhe topi del jashtë.

73’ Tjetër ndërrim te Teuta. Boçi i lë vendin Preloshit

72’ GOOOL. Insistim i Teutës dhe në fund është Peposhi ai që gjen golin duke hapur sfidën, 2-1 për Skënderbeun. (VIDEO)

66’ Karabeci i lë vendin Demircanit te Teuta.

64’ Mundësi e mirë Teutës për të gjetur golin pas një harkimi të topit në zonë, por gjuajtja e Beqjas përplaset në traun e portës. (VIDEO)

64’Zëvendësim te Skënderbeu, Juri në vend të Frenklin.

61′ Gjumsi provon nga distanca, pret Aliaj.

46-55′ Teuta shton presionin, ndërsa Skënderbeu i mbyllur prapa kërkon të administrojë avantazhin, duke ditur se ka edhe një lojtar më pak.

46′ Zëvendësime te Teuta. Peposhi dhe Gjumsi hyjnë në fushë, Martini lë në “dushe” Dajën dhe Gjinollarin.

Pjesa e parë mbyllet me fitoren 2-0 të Skënderbeut.

45′ Nikaj ndërhyn keq ndaj Dajës dhe vjen ndëshkimi i dytë. Karton i kuq dhe Skënderbeu mbetet me 10 lojtarë. (VIDEO)  (VIDEO)

44′ Nikaj ndëshkohet me karton të verdhë.

38’ GOOOL. Liço shënon nga pika e bardhë e penalltisë dhe 2-0 për Skënderbeun. (VIDEO)

36′ Karton i verdhë për mbrojtësin e Teutës, Artan Jazxhi.

34’ Penallti për Skënderbeun. Ferataj thërritet nga VAR dhe pasi shikon ndërhyrjen e Jazxhi ndaj Ramos akordon 11-metrërsh.  (VIDEO)

32′ Vjen ndëshkimi i parë. Karton i verdhë për Qaqin.

31’ Gjinollari kërkon të rrezikojë, por shënjestra e sulmuesit durrsak është e gabuar.

30’ Liço lëshon një top të lartë drejt portës së Teutës, Dema te shtylla e dytë e devijon dhe largon rrezikun.

22’ Rashica nga e majta shërben në zonë për Frenklin, por sulmuesi gabon në mënyrë të çuditshme. (VIDEO)

12’ GOOOL. Krosim nga e majta, Frenkli me kokë në hyrje të zonës e dërgon topin në rrjetë, 1-0 për Skënderbeun. (VIDEO)

4’ Daci provon me një diagonale, pret portieri Aliaj pa vështirësi.

1′ Nis dueli në stadiumin e Korçës.

 

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia,  Prençi, Ramos, Randi, Frashëri, Rabiu, Zenullari, Liço,  Nikaj, Rashica, Frenkli.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli,  Beqja, Daja, Karabeci,  Boçi, Gjinollari, Daci.
Trajner: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"