VIDEO/ Shqiptarët ia marrin dorën Beshiktashit, pas Manajt “shqiponjave” u shënon edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 20:26

VIDEO/ Shqiptarët ia marrin dorën Beshiktashit, pas Manajt “shqiponjave” u shënon edhe…

Pas Rei Manajt, një tjetër futbollist shqiptar i ka shënuar gol Beshiktashit. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Zymer Bytyqi.  

BYTYQI

Shqiptari i Kosovës, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me fanellën e Antaljaspor, në duelin e vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Turqisë. 

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për Antaljaspor, ndërkohë që Beshiktashi gjeti golin e barazimit në minutën e 71-të me Mulekan, i cili shënoi pas asistit të Milot Rashicës.   Për Bytyqin ky ishte goli i parë me fanellën e Antajaspor.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"