VIDEO/ Shqiptarët bëjnë ligjin, Xhaka dhe Shaqiri çmendin serbët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 21:50

VIDEO/ Shqiptarët bëjnë ligjin, Xhaka dhe Shaqiri çmendin serbët

Zvicra ka mposhtur Serbinë me rezultatin 1-2 falë 2 golave të futbollistëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri…

2592

Një fitore me përmbysje e skuadrës helvete, e cila hedh një hap të rëndësishëm  drejt kualifikimit, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve.

 

1531355_dzaka-301_ff

Serbët shënuan të parët në minutën e 5-të me Mitroviç, ndërkohë që Xhaka dhe Shaqiri përmbysën gjithçka duke i dhuruar një fitore të artë zviceranëve.

3000

Vlen të theksohet, se gjatë festës së golave, të 2 futbollistët kanë bërë shqiponjën, që simbolizon shqipërinë.

LIVE| SERBI-ZVICËR 1-2

Mitroviç 5′ / Xhaka 52′ , Shaqiri 90′ 

Përfundon takimi. 

90′ GOOOL Zvicra 1-2. Shënon Xherdan Shaqiri. 

87′ Ndëshohet me karton të verdhë edhe sulmuesi Mitroviç.

80′ Mundësi të shumta shënimi nga Zvicra, por pa arritur të finalizojnë.

75′ Pranë golit Gavranoviç, sulmuesi shpërdoron një rast të artë.

73′ Zëvendësim te Zvicra, largohet Xhemaili, vendin e tij e zë Embolo.

68′ Pranë golit Serbia me Mitroviç, sulmuesi nuk arrin të shtyjë dot topin drejt rrjetës.

64′ Zëvendësim te Serbia, largohet Kostiç, vendin e tij e zë Ljajiç.

58′ Pa fat Xherdan Shaqiri. Gjuajtja e mesfushorit shqiptar është ndalur nga traversa. Momente të mira për Zvicrën.

52′ GOOOOL Zvicra. Granit Xhaka lëshon një predhë nga distanca dhe feston me shqiponjën dykrenare. 


46′ Starton pjesa e dytë.

46′ Zëvendësim te Zvicra, largohet Seferoviç, vendin e tij e zë Gavranoviç.

Përfundon pjesa e parë, Serbi-Zvicër 1-0. 

45+2′ Një tjetër karton i verdhë për Serbinë, ndëshkohet Matiç.

45+1′ Tadiç provon me një goditje fluturimthi, topi përfundon pak fare mbi traversë.

43′ Shpëton për mrekulli porta e zviceranëve, Tosiç dhe Matiç, nuk arrijnë të devijojnë topin e krosuar nga këndi.

39′ Milojeviç ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Shaqirit.

33′ Milinkoviç-Saviç ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në sulm.

29′ Pa fat Zvicra në këto minuta. Zuber servir një top në zonë për Xhemailin, ky i fundit gjuan, por portieri Stojkoviç bën mrekullini duke i mohuar golin helvetëve.

15′ Zvicra provon të shtyjë përpara me Shaqirin, po pa mundur të konkretizojë.

10′ Pranë golit Zvicra me anë të Xhemailit, mesfushori gjuan jashtë kuadratit.

7′ Zvicra provon të rrezikojë me Shaqirin, por pa sukses.

5′ GOL 1-0. Mitroviç kalon serbët në avantazh, pas gjuajtjes së saktë me kokë nga brenda zonës. 

5′ Kundërpërgjigjet Serbia me Mitroviç, gjuajtja e sulmuesit me kokë është ndalur nga Somer.

4′ Granit Xhaka jep shkëndijën e parë me një goditje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar sfida.

Serbia: Stojkoviç, Ivanoviç, Milenkoviç, Tosiç, Kolarov, Matiç, Milivojeviç, Tadiç, Milinkoviç-Saviç, Kostiç, Mitroviç.

Zvicra: Somer, Rodriguez, Akani, Shar, Lihshtajner, Behrami, Xhaka, Zuber, Xhemaili, Shaqiri, Seferoviç.

addad

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"