VIDEO/ Shqiptarët bëjnë “ligjin” te skuadra rumune, Krasniqi shënon golin e parë me fanellën e Rapidit  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2024 | 21:25

VIDEO/ Shqiptarët bëjnë “ligjin” te skuadra rumune, Krasniqi shënon golin e parë me fanellën e Rapidit  

 Futbollisti shqiptar i Kosovës, Ermal Krasniqi, shënoi golin e tij të parë me fanellën e Rapid Bukureshtit në testin miqësor që skuadra rumune zhvilloi ndaj belgëve të Vesterlo që përfundoi me shifrat 2-3 për këta të fundit.  

Screenshot-2024-01-12-184937-1130x635

Krasniqi e gjeti golin në minutën e 66-të për të barazuar shifrat në 1-1.  Sulmuesi u transferua gjatë merkatos së janarit tek Rapidi nga ekipi tjetër rumun Kluzh për shumën e 1 milionë eurove. Në këtë ndeshje nga minuta e parë e nisën edhe dyshja Albion Rrahmani dhe Florent Hasani. 

Duket se futbollistët shqiptar janë duke bërë ligjin te skuadra e Rapidit teksa kërkojnë të lënë gjurmë me golat e tyre.  

Rapidi tani do t’i rikthehet ndeshjeve në kampionat, ku të premten e 19 janarit do të përballet ndaj Kraiovas, ndeshje kjo e cila do të jetë e para për ta në vitin 2024. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"