VIDEO / Shpresat kuqezi rezistojnë vetëm 45 minuta, Anglia fiton me lehtësi dhe i shuan ëndrrën e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2022 | 22:40

VIDEO / Shpresat kuqezi rezistojnë vetëm 45 minuta, Anglia fiton me lehtësi dhe i shuan ëndrrën e Europianit

Përfaqësuesja Shpresa i ka dhënë përfundimisht sot lamtumirën ëndrrave për kualifikimin në vendin e dytë në grupin eliminator të kësaj grupmoshe dhe kalimin në Europian pasi është mundur në shtëpi me shifrat 3-0 nga Anglia.

bandicam 2022-03-29 20-44-22-425

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi kishte hyrë në fushën e lojës me ide të qarta për të evituar një goleadë dhe ishte fokusuar i tëri në mbrojtje. Një taktikë që funksionoi në pjesën e parë të sfidës, ku edhe pritjet e Simonit bënë që rrjeta të mbetej e paprekur.

Por fillimi i pjesës së dytë ishte fatal pasi brenda pak minutash, kuqezinjtë u ndëshkuan 3 herë dhe kapitulluan pa kushte falë gabimeve të njëpasnjëshme në prapavijë. Kështu, Anglia e kishte të thjeshtë të merrte fitoren 3-0 dhe të bënte të pamundur tashmë edhe matematikisht vendin e dytë për Shqipërinë, atë që ishte objektivi që po ndiqte skuadra në këto eliminatore.

U21| Shqipëri-Angli 0-3
47′, 62′ Balogun, 51′ Xhons

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Anglisë. 

90’+5’ Syla i afrohet golit me një goditje dënimi ballore, Bursik devijon jashtë katërkëndorit.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Gordon depërton në krahun e majtë të sulmit dhe tenton portën, por është mbrojtja kuqezi që largon sferën dhe eviton rrezikun.

86’ Bebeziqi dhe Mehmetllari futen në fushën e lojës në vend të Carës dhe Çelhakës.

80’ Çelhaka ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli para zonës së rreptësisë.

74’ Pas golit të tretë, ritmi i anglezëve ka rënë, ndërsa skuadrat po mundohen të administrojnë minutat e mbetura deri në mbyllje të sfidës.

68’ Në fushën e lojës hyn Puja në vend të Simonit, ndërsa Syla aktivizohet në vend të Ismajlgecit.

63’ Simoni ndalon Balogun me një ndërhyrje vendimtare por bën menjëherë shenjë që është i dëmtuar. Stafi mjekësor kërkon barelën që të largojë lojtarin nga fusha e lojës pasi nuk mund të vazhdojë për një dëmtim në gju.

62’ GOOOL Anglia. Përsëri një korridor në qendër të mbrojtjes dhe Balogun nuk fal duke çuar shifrat në 3-0.

53’ Gjuajtja e parë në portë nga Cara detyron portierin e anglezëve të grushtojë sferën jashtë.

51’ GOOOL Anglia. Çelhaka humb topin dhe ia bën të thjeshtë Xhons të shkojë i vetëm drejt portës dhe të shënojë golin e dytë.

47’ GOOOL Anglia. Pas një topi të humbur në gjysmëfushën tonë, anglezët përfitojnë dhe Balogu nuk e ka të vështirë të mposhtë Simonin.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime mes skuadrave.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 0-0.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Marku ka një mundësi të rrallë për të dalë para dhe arrin deri në zonën kundërshtare, por pastaj tentativa e tij nga e djathta bllokohet nga mbrojtësit anglezë.

41’ Xhonson ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

38’ Gordon tenton të kthejë topi në qendër nga e majta, Simoni devijon për të larguar sferën nga zona e tij. Më pas është Kalaj i cili largon një harkim nga e djathta duke çuar sferën në këndore.

32’ Kuqezinjtë mbajnë topin për dy minuta në gjysmëfushën tonë, të udhëzuar nga pankina që të pasojnë sa më shumë mbrapa që të shtyjnë minutat.

27’ Selmani largon në zonë një harkim shumë të rrezikshëm nga e djathta e sulmit anglez për Madueke.

25’ Gordon provon nga jashtë zonës, por Simoni pret në dy kohë në pozicion.

17’ Top i gjatë për Balogun, Simoni del nga zona e tij dhe driblon mes dy lojtarëve kundërshtarë për të larguar rrezikun.

16′ karton i verdhë për Kalajn pas një faulli ndaj Gibs-Uajt.

14’ Kryhet zëvendësimi me Toçin i cili zë vendin bosh në sulmin kuqezi.

12’ Tuci ulet në fushën e lojës pas një problemi fizik dhe nuk mund të vazhdojë. Shqipëria me 10 lojtarë në këto minuta.

9’ Madueke merr fundoren në të djathtë dhe nis pasim në qendër, Kalaj devijon dhe është me fat pasi kthen sferën nga porta jonë, por me topin që kalon mbi traversë.

8’ Rreziku i parë por portën kuqezi është nga një goditje dënimi e anglezëve me Gordon, Simoni grushton në mënyrë spektakolare.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA U-21: Simoni, Ndrecka, Kalaj, Selmani, Mitaj, Marku, Çelhaka, Ismailgeci, Cara, Dobra, Tuci.

sHQIPERIA U21

ANGLIA U-21: Bursik, Livramento, Koluill, Harud-Bellis, Xhohnson, Gamer, Xhones, Gibs-Uait, Madueke, Balogun, Gordon.

aNGLIA U21

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"