VIDEO/ Shpërthimi fantastik i Mensah, shikoni golin e Skënderbeut në përballjen e Kupës ndaj Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 20:16

VIDEO/ Shpërthimi fantastik i Mensah, shikoni golin e Skënderbeut në përballjen e Kupës ndaj Besës

Skënderbeu mposhti ditën e djeshme Besën në Korçë me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.SKENDERBEU

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Kavajë, bardhekuqtë kishin fituar 2-0, një rezultat që ia u bënte më të lehtë kalimin për në fazën tjetër. Megjithatë te Skënderbeu nuk e nënvlerësuan ndeshjen e kthimit, teksa morën edhe një fitore tjetër me rezultatin 1-0, falë një goli të shënuar nga Mensah.mensah

Ky i fundit në minutën e 39’, pas një pasimi perfekt të marrë në mesfushë, ka shpërthyer në drejtim të portës kundërshtare, teksa përballë portierit kundërshtar është treguar shumë i saktë, duke e dërguar topin në rrjetë.

Për më shumë shikoni videon me golin e shënuar:

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"