VIDEO/ “Shpërthen” edhe Flamurtari: Arbitri Beqiri akordoi penallti nga 40 metra larg në Ballsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 11:16

VIDEO/ “Shpërthen” edhe Flamurtari: Arbitri Beqiri akordoi penallti nga 40 metra larg në Ballsh

Flamurtari barazoi në transfertë ndaj Bylisit, në sfidën e zhvilluar ditën e shtunë. Pavarësisht rezultatit pozitiv, ndaj ballshiotëve, nuk kanë munguar rezervat për sa i përket gjykimit. Klubi vlonjat ka publikuar së fundmi në faqen zyrtare të “Instagramit”, teksa ka bërë moviolën e sfidës.

 Beqiri

Kuqezinjtë kanë evidentuar 4 raste, ku sipas tyre, gjyqtari Ardian Beqiri ka gabuar duke dëmtuar vlonjatët.

POSTIMI I FLAMURTARIT

Nuk presim nga asnjë analist për të bërë moviolën me rastet në ndeshjen Bylis – Flamurtari F.C, prandaj po i publikojmë.

1.Momenti i dëmtimit të dy lojtarëve, duket që topi preket nga lojtari me numrin 25 (Tuxa) dhe kontrollohet nga Ribaj.

2.Me rregullore topi i kthehet ekipit që kishte kontrollin para ndërprerjes së lojës, por arbitri bëri të kundërtën. Mungon edhe FAIR PLAY nga Bylis .

3.Jepet 11-metërsh nga mesi i fushës, edhe pse kontakti është dyluftim në ajër. Arbitri shumë i bindur për të dhënë 11-metërsh në distancë 40 metra larg nga aksioni.                                                                         

 4.Në zonën e Bylis ka prekje me dorë nga lojtari me numër 8. Arbitri vendos bilbilin për të dhënë 11-metërsh dhe bëhet “pishman”, duke vazhduar lojën.


View this post on Instagram

Nuk presim nga asnje analist per te bere moviolen me rastet ne ndeshjen Bylis – Flamurtari F.C prandaj po i publikojme . 1. Momenti i demtimit te dy lojtareve duket qe topi preket nga lojtari me numrin 25 ( Tuxa ) dhe kontrollohet nga Ribaj. 2. Me rregullore topi i kthehet ekipit qe kishte kontrollin para nderprerjes se lojes por arbitri beri te kunderten. Mungon edhe FAIR PLAY nga Bylis . 3. Jepet 11 m nga mezi i fushes edhe pse kontakti eshte dyluftim ne ajer. Arbitri shume i bindur per te dhene 11 m ne distanc 40 m larg nga aksioni. 4. Ne zonen e Bylis ka prekje me dore nga lojtari me numer 8 . Arbitri vendos bilbilin per te dhene 11 m dhe behet “ pishmend “ duke vazhduar lojen.

A post shared by Flamurtari FC (@flamurtari_f_c) on

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"