VIDEO/ Shkurtaj bën heroin në prekjen e parë të topit, Kukësi triumfon me 10 lojtarë ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 18:43

VIDEO/ Shkurtaj bën heroin në prekjen e parë të topit, Kukësi triumfon me 10 lojtarë ndaj Skënderbeut

 

Rikthim ëndrrash për Vasil Shkurtajn me fanellën e Kukësit. Sulmuesi 29-vjeçar i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës verilindore në duelin ndaj Skënderbeut që u zhvillua në “Loro Boriçi” dhe përfundoi me rezultatin 1-0  në favor të kuksianëve.

bandicam 2022-01-23 18-25-37-833

Shkurtaj u hodh në fushë në minutën e 76-të, teksa prekjen e parë të topit arriti ta kthente në gol. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 36-të pas daljes me karton të kuq të portierit Tafas, skuadra e Longos arriti të triumfonte, në një sfidë ku nuk mungoi spektakli dhe rastet e shumta për shënim.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport.

FT: KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

Shkurtaj 78′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi! 

90+’ Zëvendësim te Kukësi, largohet Edi Basha, në lojë Batihri.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Xhika bën heroin dhe i mohon golin e barazimit Skënderbeut pas devijimit të Nikajt.

87′ Tjetër mundësi shënimi për Skënderbeun me Mensah, por sulmuesi nuk arrin të devijojë shumë pranë portës.

81′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Bajrami, vendin e tij e merr Pusi.

78′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Vasil Shkurtaj shënon me prekjen e parë të topit! Rikthim ëndrrash për sulmuesin! Asist fantastik i Gjelbërim Taipit, teksa Shkurtaj nuk fal duke e dërguar topin poshtë këmbëve të Rexhepit. 

76′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Dragoshi, në vendin e tij Vasil Shkurtaj!

71′ Rrezikshëm korçarët. kësaj here ishte Nikaj që kërcënoi portën e Xhikës, por gjuajtja e tij me kokë brenda zonës ishte shumë e lehtë duke përfunduar në duart e Xhikës.

69′ Tjetër mundësi shënimi për Skënderbeun me Mensah, por sulmuesi afrikan, nuk përfiton brenda zonës duke shpërdoruar një shans të artë, teksa vonohet dhe më pas pason mbrapa për Meksin.

68′ Memelli kryen dy zëvendësime, largohen Zhan Viktar dhe Berisha në lojë Nikaj dhe Alii.

60′ Provon edhe Emiliano Musta me kokë, duke fituar duelin me mbrojtësit e Skënderbeut, por topi shkoi jashtë kuadratit.

57′ Drithërima në portën e Kukësit, pas një kundërsulmi të shpejt, provon Mara me një gjuajtje të rrezikshme, por grushton portieri Xhika, më pas topi largohet nga Lulaj në këndore.

54′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu! Meksi harkon bukur nga e djathta për Mensah, që fiton duelin me Gligorov, por nuk godet siç duhet me kokë brenda zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

53′ Kaos në zonës e Skënderbeut, por nuk përfiton aty Dragoshi, pas daljes jo të mirë të portierit Rexhepi.

50′ Provon edhe Basha të surprizojë me kokë brenda zonës, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

47′ Pranë golit Kukësi me Gjelbërim Taipin që provon nga goditja e dënimit, por fantastik reagimi i portierit Bekim Rexhepi, që devijon rrezikun në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Uerdi Mara ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

44′ Shtylla i vjen në ndihmë Skënderbeut! Pas gjuajtjes së Gjelbërim Taipit brenda zonës, topi u devijua nga Sadriu dhe u ndal në shtyllë.

40′ Traversa i mohon golin e avantazhit Skënderbeut, pas tentativës së Marës nga goditja e dënimit, fal edhe devijimit të Xhikës si dhe ndihmës së traut të portës, topi ka shkuar në këndore.

38′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Bytyçi, në vendin e tij portieri Xhika.

36′ Gafë e pafalshme në mbrojtje e Kukësit! Përfiton Mensah që nis një kundërsulm të shpejtë, ndërkohë që portieri Tafas braktis portën duke shkaktuar faull jashtë zonës. Portieri i Kukësit ndëshkohet me karton të kuq dhe lë skuadrën me 10 lojtarë!

34′ Provojnë edhe korçarët të reagojnë me Zhan Viktor, tentativa e tij devijohet dhe përfundon në duart e Tafas, pa shqetësuar portierin e Kukësit.

32′ Vjen tentativa e parë në këtë sfidë! Shqipërim Taipi provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi përfundon jashtë kuadratit.

25′ Kalojnë 25 minuta lojë, ende asnjë gjuajtje e rrezikshme në portat kundërshtare.

20′ Kukësi nuk heq dorë nga qarkullimi i dendur i topit në gjysmëfushën e Skënderbeut. Vuajnë korçarët, të cilët mbrojnë me të gjitha forcat, teksa mungojnë inkursionet ofesnive.

13′ Goditjen e parë nga këndi e fiton Kukësi. Pas krosimit të Shqipërim Taipit, topi devijohet nga Mara për në këndore.

8′ Dominim absolut i Kukësit në këto minuta, skuadra verilindore dikton lojën, duke qarkulluar topin në gjysmëfushën e Skënderbeut, por mungojnë gjuajtjet në portën e Rexhepit.

5′ Ndeshja nis e qetë, pa shumë presion, teksa Kukësi zotëron topin, ndërkohë që korçarët e Memellit, mbrohen në gjysmëfushën e tyre.

1′ Starton sfida në “Loro Boriçi”!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Musta, Lulaj, Marku, Bytyçi, Dragoshi, Gligorov, De Lukas,  Sh.Taipi, Gj.Taipi, Basha. Trajner: Diego Longo

SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Bajrami, Frashëri, Sadriu, Zguro, Zhan Viktor, Vangjeli, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli

GJYQTARË: O.Ferataj (Patos), R.Malaj (Vlorë), M.Qose (Lushnjë)

VAR: Kreshnik Cjapi (Fier), AVAR: Elvis Gjoka (Lezhë)

DELEGAT: Uvil Zajmi

VËZHGUES: Mhill Shkëmbi (Shkodër)

Skenderbeu Kukesi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"