VIDEO/ Shkëlqen sulmi i Kastriotit, krutanët mundin Bylisin dhe i largohen fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2022 | 0:00

VIDEO/ Shkëlqen sulmi i Kastriotit, krutanët mundin Bylisin dhe i largohen fundit

Kastrioti ka dhënë sot një provë force përballë Bylisit, duke marrë një fitore të rëndësishme ndaj ballshotëve me shifrat 3-0, që e largon nga zona e ftohtë e klasifikimit.

selmani

Skuadra krutane ka dominuar në lojën e saj dhe ia ka dalë të gjejë avantazhin që në pjesën e parë me penalltinë e Morbek, që prodhoi shumë polemika e tension edhe në tribuna. Në të dytën erdhën golat me Selmanin dhe përsëri sulmuesin brazilian, duke vulosur shifrat 3-0.

Fitorja qetëson Kastriotin, teksa zhyt më shumë Bylisin i cili e sheh veten në zonën e ftohtë të klasifikimit.

KASTRIOTI 3-0 BYLIS

Morbek 36′ (p), 80′ , S. Selmani 56′

KOMENTI LIVE –

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Kastriotit.

90’+3’ Një tjetër harkim gjen në zonë Kaçorrin, por sfera përfundon në duart e Salit.

90’+1’ Krutanët thyejnë një aksion të ballshiotëve dhe nisen drejt portës kundërshtare me kundërsulm të Marinajt. Ky i fundit rrëzohet pas kontaktit me Damçevskin, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

88’ Goditje dënimi e Qardakut nga e majta, topi shkon te Damçevski i cili gjuan në mënyrë të gabuar duke fluturuar topin jashtë.

82’ Kaçinari, Arapi dhe Bejzade hyjnë në fushë për ekipin krutan në vend të Morbek, Grecës dhe Prenkoçeviç.

80’ GOOOL KASTRIOTI! Vjen goli i dytë i Morbek pas një aksioni individual të sulmuesit i cili hynë në qendër lehtësisht dhe mposht Teqjen.

76’ Loran nga e majta harkon në zonë për Kaçorrin por gjuajtja e tij me kokë në shtyllën e parë çon topin jashtë pa rrezikuar Salin.

75’ Marinaj merr vendin e S. Selmanit në radhët e Kastriotit.

75’ Morbek ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

74’ Harkim nga e djathta për Atshimene, gjuajtja me kokë e tij përfundon në duart e Salit

70’ Kombinim mes Atshimene dhe Ruçit, ky i fundit gjuan por nuk çon dot topin në portë.

67’ Muçollari merr vendin e Antoni Beji në këto minuta në fundin e lojës.

66’ Qardaku hyn në zonë në krahun e djathtë dhe pastaj rrëzohet duke pretenduar për penallti pas një kontakti me Prenkoçeviç. Gjyqtari i jep karton të verdhë për simulim.

64’ Një gjuajtje e Qardakut nga e djathta devijohet e përfundon jashtë katërkëndorit të Salit.

62’ Ballshiotët nisin të kërkojnë Kaçorrin me top të gjatë, kryesisht me Loran, por sulmuesi është gjithmonë i rrethuar nga kundërshtarët.

58’ Atshimene merr vendin e Eskerdinjës në radhët e skuadrës së Bylisit.

56’ GOOOL  Kastrioti! Pas një goditje këndi, S. Selmani me kokë arrin të devijojë saktësisht drejt portës dhe tund rrjetën e ballshiotëve.

55’ Greca nga e majta nis topin në qendër por as S. Selmani dhe as Morbek nuk ia dalin të devijojnë para portës.

48’ Harkim interesant nga e djathta e ballshiotëve, sfera shkon te Kaçorri i cili gjuan me kokë, por Sali devijon mbi traversë.

47’ Krutanët kanë një mundësi të mirë me një aksion në krahun e majtë të Grecës, por pasimi për S. Selmanin ndalet nga mbrojtësit ballshiotë.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes. Bylisi bën menjëherë tre zëvendësime me Abazajn, Ruçin dhe Qardakun të cilët hyjnë në fushë në vend të Maçollit, Qoshkut e Souzas.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt, Daniel Vrapi ka akorduar 5 minuta shtesë!

43′ Plas në Kamëz! Tifozët përplasen me njëri-tjetrin duke prodhuar incidente.

36′ GOOOL KASTRIOTI 1-0! Morbek tregohet i saktë te pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh krutanët.

34′ Ka penallti për Kastriotin për prekje të topit me dorë në zonë.

31′ Kastrioti pretendon për penallti, teksa krutanët protestojnë për një prekje të topit me dorë. Arbitri kryesor Florjan Lata shkon ta shohë në monitorin e VAR-it.

26′ Vjen kartoni i parë i verdhë i takimit, Kodra ndëshkohet për ndërhyrje në dëm të kundërshtarit.

22′ Bylisi më kërkues, teksa kërkon të depërtojë përtej mbrojtjes krutane, por deri tani pa sukses.

14′ Mbyllet ndeshja përpara kohe për Spartak Ajazin, Kastrioti e zëvendëson për arsye dëmtimi dhe në vend të tij aktivizohet Morbek.

13′ Rast i artë shënimi për Luis Kaçorrin, i cili godet 2 metra larg portës, por topi përfundon jashtë. Gjithsesi anësori ka sinjalizuar një pozicion jashtëloje për qendërsulmuesin e Bylisit.

8′ Ndeshja ka nisur me një intensitet të lartë loje, teksa skuadrat kërkojnë golin që në fillim.

2′ Ndizet menjëherë ndeshja! Kodra ndërhyn ashpër ndaj kundërshtarit, por i shpëton kartonit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

KASTRIOTI – Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Onanuga, Hasani, S. Selmani; Greca, Ajazi, Prenkoçeviç. Trajner: Emiljano Çela.

BYLIS – Teqja; Trumçi, Janku, Damçevski, Lorran; Qoshku, Maçolli, Perreira Da Silva; Antoni, Kaçorri, Felipe Souza. Trajner: Arian Bellai.

ARBITRAT E NDESHJES

Arbitër kryesor – Florjan Lata (Durrës)

Asistent i parë – Fatmir Lama (Durrës)

Asistent i dytë – Gerald Cenolli (Korçë)

Arbitër i katërt – Daniel Vrapi (Tiranë)

VAR – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)

AVAR – Ani Koçiaj (Tiranë)

312614786_1433308557196321_1795001363848378243_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"