VIDEO/ Shënon dy gola, por Viniciusin e kafshojnë në kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 18:29

VIDEO/ Shënon dy gola, por Viniciusin e kafshojnë në kokë

Lojtari brazilian Vinicius Jr ishte një nga blerjet e Realit të Madridit dhe një lojtar që do i shërbejë shumë klubit në të ardhmen. Ndërsa ende 18 vjeç skuadra e Realit e ka dërguar lojtarin që të luajë me skuadrën Real Madrid Castilla.

Vinisjus-1

Ndërkohë ndeshja midis ekipeve rezervë të Realit të Madridit dhe Ateltikos ka përfunduar në rezultatin e barabartë 2-2. Vinicius ishte autor i të dy golave për skuadrën e tij dhe gjithashtu u bë pjesë e një episodi të çuditshëm. Ai ishte i shtrirë në tokë pas një dyluftimi me kundërshtarin e tij dhe lojtari i Atletikos tenton që ta kafshojë në kokë. Ndërkohë akoma edhe më i çuditshëm ka qenë vendimi i arbitri për ti ndëshkuar të dy lojtarët me karton të verdhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"