VIDEO/ Shaqiri protagonist, Liverpuli nuk njeh rivalë. Siti “shkatërron” Kardifin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 18:16

VIDEO/ Shaqiri protagonist, Liverpuli nuk njeh rivalë. Siti “shkatërron” Kardifin

Kanë përfunduar sot një pjesë e ndeshjeve të Premier Ligës angleze. Përsëri vihet re një Liverpul “i shfrenuar” për sa i përket shkatërrimit të kundërshtarëve.

dfyhgdsd

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop arriti të fitonte me rezultatin 3-0 përballë Sauthemptonit, ku protagonist ishte edhe Xherdan Shaqiri i cili u bë shkaktar për autogolin e parë të Sauthemptonit, teksa më pas goditi traversën nga goditja e dënimit, me topin që më pas iu kthye Salahut i cili e shtyn në rrjetë.

sdfghdfg

Por nuk mbetet mbrapa as skuadra e teknikut spanjoll Pep Guardiola, teksa fituan me rezultatin 0-5 në trasnfertë përballë Kardifit. Ndërkohë më poshtë ndiqni rezultatet e plota të ndeshjeve.

Rezultatet e plota:

Fulham – Uatford 1-1

Bërnli – Burnemuth 4-0

Kardif – Mançester Siti 0-5

Kristal Palas – Njukasëll 0-0

Leister – Hadërsfilld 3-1

Liverpul – Sauthempton 3-0

 

Mançester Junajtid – Uolves 1-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"