VIDEO/ “Seria e shtatë”, Atalanta nuk pyet për Napolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 21:38

VIDEO/ “Seria e shtatë”, Atalanta nuk pyet për Napolin

Atalanta është një skuadër tepër e vështirë për t’u mundur dhe këtë e konfirmoi edhe sonte në takimin e javës së 29-ë të kampionatit italian duke mposhtur pastër 2-0 Napolin.

Eb8baNnUYAAR_it
Në radhët e skuadrës bergameske u aktivizua për 81 minuta mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, ndërsa në kampin napolitan Elseid Hysaj qëndroi në stol për 90 minuta.

Atalanta vendos një rekord në kampionatin italian duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi këtë sezon.

Megjithëse Napoli fitoi Kupën e Italisë, “të kaltrit” nuk ia dolën t’i merrnin pikë Atalantës.

FT: Atalanta-Napoli 2-0
Pashaliç 47′, Gosens 55′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"