VIDEO/ Sa shumë klas në këmbët e tij, tifozët zgjedhin golin e Muçit si më të mirin e vitit 2023

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2024 | 22:08

VIDEO/ Sa shumë klas në këmbët e tij, tifozët zgjedhin golin e Muçit si më të mirin e vitit 2023

Viti 2023 ishte tepër pozitiv për talentin shqiptar, Ernest Muçi, i cili arriti të linte gjurmë me fanellën e Legias së Varshavës, duke zgjuar interesin e disa klubeve të rëndësishme Europiane, që kërkojnë shërbimet e shqiptarit në merkaton e janarit.  

ERNEST MUCI

Ndërkohë së fundmi ka ardhur një tjetër vlerësim pozitiv për Muçin. Legia e Varshavës ka publikuar në faqet zyrtare në rrjetet sociale rezultatet e votimeve të tifozëve sa i përket kategorisë ‘Më të mirët e vitit 2023’. Në listën e fitueseve gjendet edhe emri i Ernest Muçit.  

Tifozët e Legias së Varshavës kanë votuar golin e tij si më të bukurin për vitin 2023.Bëhet fjalë për golin që sulmuesi shqiptar i shënoi Aston Vilës në Europë, në ndeshjen e cila u luajt në Angli. Ish-lojtari i Tiranës goditi me mjaft klas me të djathtën e tij në hyrje të zonës dhe e ndali topin në trekëndësh. Një ekzekutim i përsosur që i mrekulloi të gjithë.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"