VIDEO/ Reali vuan, por merr një fitore shumë të rëndësishme. Madrilenët mposhtin Granadën dhe vazhdojnë të qetë në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 23:50

VIDEO/ Reali vuan, por merr një fitore shumë të rëndësishme. Madrilenët mposhtin Granadën dhe vazhdojnë të qetë në krye

Real Madridi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, duke mposhtur me rezultatin 2-1 Granadë në transfertë.

REAL MADRID

Pjesa e parë foli e gjitha për madrilenët, të cilët ia dolën të shënojnë dy herë, si fillim me Mendi në minutën e 10’ dhe me Benzema në minutën e 16’.

Pjesa e dytë ishte me shumë vuajtje për ekipin e Zidan, i cili u dominua nga vendasit. Macis shënoi në minutën e 50’, duke rihapur sfidën. Pas këtij goli, vendasit u hodhën tërësisht në sulm për të kërkuar golin e barazimit, të cilit iu afruan shumë, por nuk ia dolën të shënojnë dot.

Me këtë fitore Reali vazhdon në krye të renditjes me 83 pikë, 4 pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"