VIDEO/ Reali përmbys Napolin, Hysaj drejt eliminimit nga Champions-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2017 | 21:39

VIDEO/ Reali përmbys Napolin, Hysaj drejt eliminimit nga Champions-i

Reali i Madridit fiton dhe hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Kampionët në fuqi të Europës mposhtën 3-1 në shtëpi Napolin e Elseid Hysajt, i cili edhe sot ishte titullar.

Në fakt, takimi nisi mbrapsht për të besuarit e Zidanit, të cilët u befasuan që në minutën e tetë nga supergoli i Lorenco Insinjes, i ndihmuar edhe nga gabimi i portierit Kejlor Navas.

Megjithatë gëzimi i italianëve zgjati pak, pasi në të 18-n Benzema riktheu baraspeshën. Pas pushimit të zotët e shtëpisë vendosën diktatin dhe Toni Kros realizoi golin e epërsisë në të 49-n, ndërsa pesë minuta më pas Kasemiro vulosi rezultatin përfundimtar me një gol spektakolar.

Pas tri javësh madrilenët do të udhëtojnë drejt “San Paolos” me qetësinë që u jep ky rezultat, ndërsa të kaltërve të Mauricio Sarrit do t’u nevojitet përmbysja e madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"