VIDEO/ Reali i frikshëm, spektakël dhe “poker” ndaj Leganesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 22:40

VIDEO/ Reali i frikshëm, spektakël dhe “poker” ndaj Leganesit

Real Madrid – Leganes 4-1

Shënues: Bejl (17’), Benzema (50’) (61’), Ramos (66’) p / Karillo (24’) p

real

Bejl hapi serinë e golave në sfidën ndaj Leganes, teksa në të 17-tën kaloi Realin në avantazh. Në minutën e 24-t, miqtë barazuan rezultatin me Karrillon, i cili goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e dytë nisi vrullshëm për realin që shënoi 3 gola me autor Benzemanë, që shënoi dopietë dhe Serxhio Ramos që i vuri kapak sfidës me golin në minutën e 66-të nga penalltia.

real88

Në përballjen e sotme, titullar është aktivizuar edhe Luka Modriç, i cili ka qenë një nga emrat më të përfolura në merkato. Kroati u ndëshkua me kartonin e verdhë në minutën e 3-të, ndërsa në minutën e 61-të, asistoi për Benzemanë që shënoi golin e tretë. Një minutë më vonë mesfushori u zëvendësua duke i lënë vendin Iskos.

real555

Me triumfin e sotëm madrilenët u ngjitën në kuotën e 9 pikëve në 3 ndeshje me një golavarazh +8. Sfidën e radhës skuadra e Lopeteguit do ta luajë në transfertë ndaj Atletiko Bilbaos.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"