VIDEO/ Rashica shënon supergol, trajneri i cili shkroi historinë me Portugalinë debuton me fitore te Beshiktashi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2024 | 20:54

VIDEO/ Rashica shënon supergol, trajneri i cili shkroi historinë me Portugalinë debuton me fitore te Beshiktashi

Beshiktashi i ka bërë një start të dobët këtij sezoni në kampionatin turk, gjë që ka sjellë edhe ndryshime të vazhdueshme në formacionin e skuadrës, por edhe në pankinë. Pak ditë më parë, klubi i njohur turk zyrtarizoi afrimin e portugezit Fernando Santos në pankinën e tij.

rashica

Ndeshje e parë e tij në drejtim ishte sot, në transfertën përballë Rizespor, e cila u mbyll me një fitore bindëse për skuadrën e qytetit të Stambollit me shifrat 4-0.

Gjithçka nisi me një supergol të Milot Rashicës në minutën e 4-t të sfidës, kur anësoi i sulmit i Kosovës lëshoi një predhë të pakapshme nga jashtë zonës, duke kaluar shpejt në avantazh skuadrën e tij.

SHIH VIDEON

Më pas dominimi i Beshiktashit vazhdoi me dy gola të Kiliçsoi dhe më pas të Tosun, që vulosën këtë fitore të rëndësishme e cila çon Beshiktashin në vendin e pestë në renditje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"