VIDEO/ Ramosit nuk i mbajnë nervat, godet shokun e skuadrës në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 15:45

VIDEO/ Ramosit nuk i mbajnë nervat, godet shokun e skuadrës në stërvitje

Real Madridi po kalon momente krize në ligë, duke i marrë vetëm 14 pikë në nëntë ndeshje. Duket se ky moment krize e ka prishur atmosferën edhe në stërvitje, ku ka ndodhur një incident mes lojtarëve.

I riu i Real Madridit Serxhio Reguilon, i cili ishte në bankën rezervë të skuadrës për ndeshjen me Levanten në Bernabeu e goditi pa dashje duke kërcyer, ndërsa reagimi i kapitenit Serxhio Ramos ishte tepër armiqësor.

bandicam 2018-10-22 15-43-08-415

Videoja tregon Ramosin duke e goditur me zemërim të madh me top 21 vjeçarin dy herë ndërsa më vonë i afrohet Luka Modriç për ta ndalur.

ramos4

Më pas 32 vjeçari e ngrit zërin dhe ia bën me gisht të riut. Në rrjetet sociale, shumë njerëz vënë në pyetje karakterin e Ramosit për të qenë kapiten i ekipit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"