VIDEO/ PSG-ja “monstrueze” për 6 minuta! Nejmar, Mbape dhe Ikardi dhurojnë spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 20:03

VIDEO/ PSG-ja “monstrueze” për 6 minuta! Nejmar, Mbape dhe Ikardi dhurojnë spektakël

PSG-së i kanë mjaftuar vetëm 6 minuta për të zgjidhur përfundimisht sfidën me Montpejenë në kampionatin francez. Parizienët iu kundërpërgjigjën 3 herë me treshen Mbape, Nejmar dhe Ikardi duke realizuar 3 gola njëri më i bukur se tjetri.

psg

Braziliani ekzekutoi saktë një goditje dënimi duke marrë duartrokitjet e tifozëve të vetë. Më pas,  Mbape depërtoi me shpejtësi në zonën e Montpejesë duke dërguar saktë në rrjetë dhe për rrjedhojë Parisi përmbys disavantazhin nga 1-0 në 1-3.


Në fund, vend në listën e golashënuesve pati dhe për argjentinasin Mauro Ikardi, i cili goditi me përpjekjen e parë krosimin e dhënë nga Mbape nga krahu i majtë i fushës. Pas javës së 16-ë, PSG-ja merr arratinë në krye të renditjes së kampionatit francez (Liga 1) me 39 pikë, 8 më shumë se Marseja e vendit të dytë. Parizienët konfirmojnë veten si ‘’diktatorët’’ e ligës franceze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"