Postuar: Gusht 12, 2021 | 19:55
VIDEO/ Prishtina nuk ia del, norvegjezët e Bodo/Glimt triumfojnë me 2 gola në ndeshjen e kthimit
Prishtina nuk ia del në Norvegji, teksa i ka dhënë fund aventurës në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Kampionët e Kosovës, nuk arritën të menaxhonin triumfin 2-1 në ndeshjen e parë, teksa u mposhtën nga Bodo/Glimt me rezultatin 2-0 në ndeshjen e kthimit.
Dopieta e sulmuesit Botheim, i siguroi kualifikimin kampionëve norvegjezë, të cilët siguruan një biletë për në raundin “play-off” të Ligës së Konferencës.
Vlen të theksohet fakti, se vendasit, humbën edhe një 11-metërsh në minutën e 23-të, ndërkohë që Oto Xhon dhe Hoti, patën dy mundësi shënimi, por nuk arritën të shënonin.
FT: BODO/GLIMT – PRISHTINA 2-0
Botheim 18′ , 78′
KOMENTI:
Mbyllet takimi.
90+2′ Pranë golit Prishtina, me anë të Hotit, por tentativa e sulmuesit të kampionëve të Kosovës, ndalet në momentet e fundit nga mbrojtësit e Bodo Glimt.
78′ GOL BODO/GLIM 2-0/ Kampionët e Norvegjisë realizojnë edhe të dytin me Botheim, i cili shënon dopietë. Me një gjuajtje të kalibruar brenda zonës, sulmuesi e ka dërguar topin në trekëndshin e Haxhos.
69′ Rast i shkëlqyer për Prishtinën me Oto Xhon, i cili shpërthen drejt zonës së Bodo Glimt, por në momentin e fundit ndalet nga portieri kundërshtar.
50′ Bodo Glimt shfaqet superior edhe në fragmentin e dytë të lojës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Prishtinës.
Mbyllet pjesa e parë!
40′ Dominim i frikshëm i norvegjezëve, të cilët krijojnë raste pafund shënimi në portën e Haxhos.
23′ Vangjeli shkakton penallti, pas një harkimi nga këndi, por fati është me Prishtinën, pasi futbollisti me numrin 7 Berg, ka gabuar nga 11-metra duke e dërguar sferën mbi traversë.
18′ GOL BODO/GLIMT 1-0/ Zhbllokohet sfida, vendasit kalojnë në avantazh me anë të Botheim, i cili pas harkimit nga e djathta, goditi saktë me kokë brenda zonës, duke mposhtur portieri Haxho.
NDIQNI LIVE NDESHJEN DUKE KLIKUAR: KËTU
FORMACIONET ZYRTARE:
Bodo/Glimt: Haikin, Sampsted, Moe, Lode, Bjorkan, Brustad Fet, Berg, Saltnes, Vetlesen, Botheim, Solbaken. Trajner: K.Knutsen.
Prishtina: Haxho, Krasniqi, Vangjeli, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Krasniqi, Avdyli, Mankenda, Xhon, Kryeziu. Trajner: Z.Ramadani
PANORAMASPORT.AL
