VIDEO/ Polemika në Durrës, një penallti që çan rrjetën i jep fitoren Teutës përballë Kukësit në duelin e mbijetesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 23:57

VIDEO/ Polemika në Durrës, një penallti që çan rrjetën i jep fitoren Teutës përballë Kukësit në duelin e mbijetesës

Teuta ka mundur Kukësin me rezultatin 1-0 në “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e 24-të të Superiores, e cila u shoqërua me polemika.

bandicam 2024-02-16 17-56-36-041

Sfida nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që provuan të gjenin rrjetën me disa raste, teksa verilindorët protestuan për një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë, por gjyqtari nuk e pa të tillë.

Në minutën e 49’ ishte Faust ai që u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi një 11-metërsh për Teutën, e cila në përsëritje dukej e dyshimtë, teksa ishte Peposhi që nuk gaboi nga pika e bardhë, me gjuajtjen e tij që çau dhe rrjetën.

Në të 58’, verilindorët barazuan me Solodovnikov, gol i cili pas rishikimit me VAR, u anulua për pozicion jashtë loje, gjithashtu i dyshimtë.

Miqtë iu afruan shumë mrekullisë, me Anxhelo Tafas që doli në zonë për këndoren e fundit dhe goditi me kokë, por Vata u bë hero duke i mohuar golin.

Kështu Teuta ngjitet momentalisht në vendin e 8-ë në renditje me 24 pikë, ndërsa Kukësi vazhdon në vendin e fundit me 19 pikë.

REZULTATI:

TEUTA 1-0 KUKËSI

Peposhi (P) 51′

NGJARJET KRYESORE:

90+8′ Mbyllet sfida me fitoren e Teutës 1-0!

90+7′ Tafas del në zonë dhe godet me kokë, por tentativa e tij pritet nga Vata. (VIDEO)

90+3′ Lamçe ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

90+2′ Solodovnikov dhe Mbarak përplasen me njëri-tjetrin dhe gjyqtari ndalon lojën, por lojtarët e Kukësit protestojnë për penallti. (VIDEO)

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Salami dhe në vendin e tij futet Beshiraj.

86′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Faust dhe në vendin e tij futet Demirçani.

84′ Zhongo shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Arifit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

79′ Një gafë në mbrojtje nga Selita gjen Peposhin e lirë, i cili tenton nga brenda zonës, por tentativa e tij shkon jashtë.

71′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Daja dhe në vendin e tij futet Beqja.

70′ Dy zëvendësime te Kukësi. Largohen Murati dhe Hasaj, në vendet e tyre futen Selita dhe Felipe Rajan.

64′ Zhongo tenton nga goditja e dënimit dhe topi i shpëton nga duart Vatës, por më pas shkon në traversë. (VIDEO)

58′-61′ Një kundërsulm nga ana e verilindorëve, me Salamin që pasoi topin për Solodovnikov dhe ky i fundit nuk gabon me portën bosh. Gjithsesi ishte VAR-i që e anuloi këtë gol. (VIDEO) + (VIDEO)

56′ Da Mota hyn në zonë dhe godet me të majtën, por Vata i mohon golin. (VIDEO)

51′ GOOOL TEUTA 1-0/ Peposhi niset nga pika e bardhë dhe çon topin në rrjetë dhe e depërton atë. (VIDEO)

50′ Zenunaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen e shkaktuar.

49′ PENALLTI, TEUTA/ Faust pengohet nga Zenunaj dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. (VIDEO)

46′ Dy zëvendësime te Kukësi. Largohen Rivas dhe Lleshi, në vendet e tyre futen Solodovnikov dhe Mbarak.

46′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Gjinollari dhe në vendin e tij futet Fili.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Salami pengohet në zonë, por gjyqtari nuk e pa si 11-metërsh. (VIDEO)

43′ Gjini provon me një gjuajtje me kokë, tentativa e të cilit shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

33’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Daja i cili provon nga jashtë zonës, por sfera shkon shumë lart mbi traversë.

30’ Faust provon me një goditje dënimi, topi ndalet nga muri mbrojtës por aksioni vazhdon dhe sfera shkon te Lloci i cili gjuan pas një kthese të shpejtë, por dërgon sferën jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

20′ Zhongo provon me kokë dhe ndalet nga Vata, më pas ishte Zenunaj që godet dhe Vata sërish i mohon golin. (VIDEO)

8′ Kotobelli i afrohet golit pas një aksioni nga goditja e dënimit, por topi përplaset në shtyllë. (VIDEO)

1′ Starton sfida në “Niko Dovana”!

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Vata, Kruja, Gjini, Kotobelli, Gjinollari, Daja, Lloci, Arifi, Peposhi, Çyrbja, Faust.

Trajner: Edi Martini

KUKËSI: Tafas, Zenunaj, Lamçe, Zhongo, Murati, Fejzaj, Lleshi, Da Mota, Rivas, Salami, Hasaj.

Trajner: Emiljano Çela

WhatsApp Image 2024-02-16 at 15.26.20

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"