VIDEO/ Po “çmend” Gjermaninë me talentin e tij, 20-vjeçari shënon gol me thembër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 20:18

VIDEO/ Po “çmend” Gjermaninë me talentin e tij, 20-vjeçari shënon gol me thembër

Leon Beili është një nga talentet më premtues në Gjermani, që po shkëlqen me fanellën e Bajern Leverkusenit. 20-vjeçari e tregoi veten edhe sot në takimin kundër Hofenheimit që përfundoi me shifrat 1-4 në favor të “aspirinave”.

Beili

Në minutën e 43-t të pjesë së parë futbollisti xhamajkan zhbllokoi takimin me një gol tepër të rrallë. Në pamundësi për t’u kthyer nga porta Beili goditi me thembër nga një distancë prej 12-t metrash dhe tundi rrjetën. Një gol mjaft i bukur, që ja vlen ta shikoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"