VIDEO/ Plas në NBA, basketbollisti serb grushtohet në sytë e Sadikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2018 | 15:02

VIDEO/ Plas në NBA, basketbollisti serb grushtohet në sytë e Sadikut

Sfidat në NBA kanë filluar të bëhen mjaft të tensionuara. Mbrëmjen e djeshme, në përballjen mes Minesota Timberëolves dhe Orlando Magic situata ka dalë nga kontrolli dhe 2 basketbollistët janë përleshur me njeri-tjetrin.


Aron Aflao shtyu dhe goditi me grusht basketbollistin serb Nemanja Bjelica. Menjëherë ndërhynë bashklojtarët dhe gjyqtarët, e këta të fundit i përjashtuan të dy lojtarët e përfshirë në këtë incident.

Sadiku

Si për ironi të fatit, në pallatin e sportit, prezent për të ndjekur ndeshjen ishte dhe sulmuesi i Kombëtares Amando Sadiku, i cili ndodhet me skuadrën e Legias së Varshavës në Florida për të kryer fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"