VIDEO/ Plas në Kategorinë e Parë, shikoni përplasjet në tribuna dhe në fushë gjatë ndeshjes Devolli-Turbina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2020 | 11:14

VIDEO/ Plas në Kategorinë e Parë, shikoni përplasjet në tribuna dhe në fushë gjatë ndeshjes Devolli-Turbina

Devolli mposhti ditën e djeshme me rezultatin 2-1 Turbinën, në një ndeshje ku tensioni ishte shumë i madh.turb

Akuza të shumta ka pasur nga presidenti i çërrikasve, Gentian Gjoka, në lidhje me arbitrimin e ndeshjes, i cili thotë se nuk ishte korrekt.

Madje në një video shihen ndërhyrjet e ashpra nga lojtarët e Devollit, në drejtim të lojtarëve të Turbinës. Arbitri i ndeshjes ka ndëshkuar me karton të kuq portierin e Devollit Mali, për shkak se ky i fundit ka fyer trajnerin kundërshtar.

Ndërkohë nxirret pa barrelë dhe me zor lojtari i Turbinës , i cili kishte pësuar gjithshtu një dëmtim në fushë. Nuk mungojnë as sharjet nga tifozët vendas, të cilët nuk janë kursyer aspak.

DEVOL

Në videon e mëposhtme, duken qartë se ka pasur tension të madh jo vetëm mes lojtarëve, por edhe në tribunë, ku ka disa përplasje, mes drejtuesve të të dyja skuadrave.

Kujtojmë se nga minuta e 6′, Turbina luajti me 10 lojtarë, për shkak se futbollisti Peqini u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"