VIDEO / Pike ringjall Barcelonën në Champions, Salcburgu bëhet kërcënues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 20:38

VIDEO / Pike ringjall Barcelonën në Champions, Salcburgu bëhet kërcënues

Një gol i Xherard Pike i ka mjaftuar Barcelonës për të siguruar fitoren e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve. Rrjeta e mbrojtësit siguroi një sukses ndaj Dinamo Kiev dhe bëri që katalanasit të marrin frymë pak më të qetë duke u kthyer në garë për vazhdimësinë më tej në turne, pas humbjeve në dy ndeshjet e para.

champions

Për Barcelonën nuk kishte alternativë tjetër veç fitores dhe duket se katalanasit e ndjenë trysninë, pasi ishin shumë larg formës së kërkuar prej tyre. Ndaj situata u zgjidh nga ai që nuk pritej, mbrojtësi Pike, i cili doli në ndihmë të sulmit dhe dërgoi sferën në rrjetë si një bomber i vërtetë.

Më pas, Barcelona dhuroi shumë pak, në një ndeshje për t’u harruar, por siguroi një rezultat që i jep pak frymëmarrje ekipit në vijimësinë e turneut pasi e mban plotësisht në lojë.

Sa i përket ndeshjes tjetër të pasdites, Salcburgu është konfirmuar si një nga skuadrat pretendente të Grupit G, pasi me suksesin 3-1 ndaj Volfsburgut, merr kreun me 7 pikë, i shkëputur nga ndjekësit.

GRUPI E
BARCELONA-DINAMO KIEV 1-0
36′ Pike


GRUPI G
SALCBURG-VOLFSBURG 3-1
3′ Adejemi, 65′, 77′ Okafor / 15′ Nmeça


FORMACIONET ZYRTARE

GRUPI E
BARCELONA-DINAMO KIEV 18:45

barcelona dinamo kiev

GRUPI G
SALCBURG-VOLFSBURG 18:45

salcbutg volfsburg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"