VIDEO/ Përmbysje dramatike në minutën e 99-të, kampionët e Atletikos së Madridit shtangin Espanjolin e Bares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 16:27

VIDEO/ Përmbysje dramatike në minutën e 99-të, kampionët e Atletikos së Madridit shtangin Espanjolin e Bares

Atletiko Madrid, arriti një fitore dramatike ndaj Espanjolit të Keidi Bares, në sfidën e vlefshme për javës së 4-t të La Ligës. Goli i Lemar në minutën 90+9 i dhuroi 3 pikë të arta kampionëve në fuqi, të cilët e panë veten  në disavantazh në minutën e 40-të, pas golit të De Tomas.

Lemar

Pjesa e parë u mbyll me triumfin 1-0 të Espanjolit, teksa Atletiko përmbysi gjithçka në fragmentin e dytë të lojës. Karrasko fillimisht vendosi baraspeshën në të 79-tën, ndërkohë që goli i Lemar në frymën e fundit vulosi gjithçka. Për sa i përket mesfushorit të Kombëtares, Keidi Bare, ai u aktivizua në minutën e 58-të, duke zënë vendin e Morlanes. Titullar te Atletiko në këtë takim u aktivizua dhe Antuan Grizman, i cili u rikthye pas aventurës me Barcelonën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"